’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë

Zjarri që përfshiu banesën nuk kurseu as djepin  në një nga dhomat e gjumit ku ndodhej Çiko, vajza e vogël e familjes. Flakët e zunë pabesisht kur ajo ishte në gjumë, ndërsa e ëma ndodhej jashtë banesës. Zjarri përshkroi trupin e foshnjes duke i shkaktuar djegie të rëndë. 7 vite pas kësaj ngjarje stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV udhëtoi në këtë fshat të thellë të komunës Skëndërbegas për të parë nga afër situatën e vështirë, në të cilën ndodhen 6 anëtarët e familjes Zhupani. Një vend thuajse i harruar, ku shtëpitë numërohen me gishtat e dorës, mbërritja në destinacion ishte një rrugë e vështirë, pa infrastrukturë. Në krye të rrugës stafin e emisionit e priti i zoti i shtëpisë Asqeri Zhupani. 50-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kempi i tij i invaliditetit është e vetmja e ardhur që ka kjo familje me 4 fëmijë, më e madhja 12 vjeçe dhe më e vogla 1 muajshe. Për çdo vit që kalon vështirësitë për këtë familje shtohen edhe më shumë, ndaj ata iu drejtuan për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’. Me të hyrë në oborr priste vogëlushja Çiko, me fytyrën ëngjëllore dhe sytë që i shndritën nga gëzimi. Me shpresën se ishim mjekë, vajza buzëqeshi sapo pa në derë se dikush kishte ardhur për të. Pasojat e së shkuarës i kanë mbetur vragë në fytyrë dhe kokë duke i ka shkaktuar jo vetëm probleme në pamje por edhe në fizik. Me rritjen e saj djegia zmadhohet më shumë, duke rrezikuar t’i mbyllë syrin e majtë, hundën dhe gjysmën e gojës. Melekja, nënë e 4 fëmijëve rrëfen me dhembje si shpëtoi nga flakët të voglën, ndërsa shtëpia digjej. Një moment i vështirë ky për 37-vjeçaren që luftonte mes flakëve për shpëtimin e foshnjes, moment i cili ka shkaktuar jo pak traumë tek ajo. Nëna bën apel për ndihmë, duke shpresuar që kjo dhembje të marr fund, pasi ndërhyrja kirurgjikale për të cilën e mitura ka nevojë është shpëpim një orë e më parë.

Nuk ndodheshim aty për momentin. Djali i vogël i tha burrit  se po digjej shtëpia dhe në dhomë kisha lënë vajzën në djep. Shtëpia po shkrumbohej e gjitha, kur e mora menjëherë vajzën për ta nxjerr jashtë. Ajo ishte foshnje dhe kur e dëguam në spitalin e Gramshit ata nuk e mbajtën, por na dërguam menjëherë në Tiranë. Kishte djegie të rëndë dhe kemi qëndruar 1 muaj në spital. Dy fëmijët e tjerë fatmirësisht shpëtuan, sepse nuk ishin në banesë kur ra zjarri. Nuk e di, Zoti e di sesi ndodhi, nga një shkëndijë elektrike. Vajza është e trishtuar dhe ka dhembje. Ankohet shpesh dhe ndjehet në siklet që e ka në fytyrë. Më tallin njerëzit, thotë’-përlot nëna

Emrin e ka të gjyshes së saj. Biseda me Çikon bëri të mësojmë më shumë për dëshirat, ndjesitë dhe emocionet e saj. Një vajzë e zgjuar si ajo flet për shkollën, duke dashur të harrojë për pak çaste atë çfarë e mundon thellë në shpirt. Na tregon se i don librat dhe mëson shumë. E ndrojtur dhe pak e shoqërueshme, ajo nuk ka dëshirë të dalë shpesh nga shtëpia, pasi paragjykohet nga banorët e fshatit për shkak të pamjes së jashtme që e identifikon. 

Shkoj në klasën e parë. Mësoj edhe anglisht. Për detyrat më ndihmon motra dhe vëllai. Kam vetëm dy shoqe, por luaj më shumë me motrën dhe vëllain. Në shkollë kaloj shumë mirë- rrëfen me ndroje 7-vjeçarja 

E afërmja e familjes, Setina Zhupani thotë se mjekët i kanë dhënë shpresa 7-vjeçares, se fytyra e saj dhe pjesa e dëmtuar e kokës do të rikuperohet nëse realizohet ndërhyrja. Ajo bën apel për t’i ardhur në ndihmë vogëlushes, ndërsa tregon edhe një episod të trishtë të saj.  

Ishte 1 vjeçe e gjysëm kur mori pasqyrën dhe pa vehten e saj. Na bëri të lotojmë dhe nuk denim si të reagonim. Ajo pa imazhin e vet dhe pyeti pse fytyra e saj ishte e djegur. Na erdhi shumë keq kur e tha atë fjalë. Mjekët na kanë thënë se mund të rekuperohet nëse i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Por prindërit nuk kanë mundësi për ta bërë këtë ndërhyrje. Asokohe vajza ishte 7 muajshe. Fëmijët e ngacmojnë. Vajza preket shumë dhe vetëm qan. 

 

O.D./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja