U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, 16 vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës 5 ditë më pas

U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, 16 vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës 5 ditë më pas

Momenti kur plazhistët i japin ndihmën e parë 16 vjeçarit, 15 gusht 2023

Ka ndalur sot në mëngjes zemra e 16 vjeçarit i cili u aksidentua rëndë pasi jet skija të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër të miqve të tij më 15 gusht 2023, në plazhin e Llamanit në Himarë.

Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se zemra e adoleshenti ndali rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Katër adoleshentët nga lagjia “Ali Demi” e Tiranës, të moshës 16-vjeç dhe 17-vjeç, shokë me njëri-tjetrin kishin marrë dy motorë uji me qira në plazhin e Llamanit. Dy jetski-të u përplasën në det në hapur e për pasojë 16-vjeçari me iniciale K.Xh. mbeti i plagosur rëndë, me dëmtime në kokë. Ai u transportua me helikopter tek spitali i Traumës. I plagosur mbeti dhe shoku i tij që ishte pasagjer në jetski, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy bashkëmoshatarët që ishin në motorin tjetër shpëtuan pa lëndime. Ata njoftuan pronarin që u kishte dhënë mjetet lundruese me qira, Renato Panajoti për të nxjerr nga deti të plagosurin.

Fillimisht adoleshentët që shpëtuan pa lëndime dhanë dëshmi të rreme, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen. Ata i thanë policisë se miku i tyre u plagos pasi ra nga shkëmbi. Ngjarja u zbardh sot nga policia e Vlorës disa orë më pas e cila bën të ditur se dy “jet-ski” janë përplasur gjatë manovrave te gabuara në det.

Në hetim për ngjarjen është 17-vjeçari me iniciale U.K. që drejtonte motorin tjetër të ujit , i cili dyshohet se u përplas me motorin që drejtonte 16 vjeçari. Ai akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Po kështu po hetohet për shkelje të rregullave në punë, Renato Panajoti, pronari i mjeteve lundruese në Himarë. Deri në sqarimin e rrethanave është pezulluar aktiviteti i tij privat per dhenien me qira te mjeteve lundruese.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 20/08/2023 12:42

    Deri sa kohe duhet te degjojm lajme te tilla kur e dijm shume mire qe te rinjt tane nuk kan pergjegjsi as kur ecin ne kembe jo ma me jet ski. Ato duhen ndaluar per te gjithe

    Përgjigju
    • A. N.: 20/08/2023 15:58

      Nuk i ndalojne sepse shume nga keto biznese pastojne leket duke fryre xhiron. Per kete popull duhej te ndalohej me ligj cdo mjet lundrues me motor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram