Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën rurale Krutje-Imshte, në vendin e quajtur kthesa e “Ngurrezës”.
Mjetit tip kamionçinë me targa “lu9549b” ka përplasur një motoçiklete, dëmtuesi i së cilit ka ndërruar. Drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen, e cila rezultoi fatale për 67-vjeçarin.
Fillimisht viktima Konstandin Sylari është dërguar në spitalin e Lushnjës, por mjekët gjykuan se duhej të nisej drejt Spitalit të Traumës. Ai dha frymën e fundit pikërisht teksa po hipte në ambulancën që do e çonte drejt Tiranës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë fatale dhe viktima 67-vjeçari nuk kishte kaskë mbrojtëse.