U pezulloi lejet punonjësve
AP nis “hetimet” për Hipotekën

U pezulloi lejet punonjësve<br />AP nis “hetimet” për Hipotekën
Zyra e Avokatit të Popullit e drejtuar nga Erinda Ballanca përmes një deklarate për mediat njofton se ka nisur shqyrtimin e rastit të pezullimit të lejeve të zakonshme për punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Shqyrtimi i rastit nga Avokati i Popullit ka nisur pas urdhrit të Drejtoreshës së Hipotekave, Blerina Doracaj pak ditë më parë, ku u kërkonte punonjësve të Hipotekave të ndalojnë menjëherë lejet vjetore dhe të rikthehen në punë.
 
Për rastin në fjalë Avokati i Popullit deklaron se lejet e zakonshme vjetore të punonjësve janë një e drejtë që garantohet me ligj.
 
Zyra e Avokatit të Popullit nisi me iniciativë dhe në mënyrë të pavarur shqyrtimin e rastit të pezullimit të lejeve të zakonshme për punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
 
Një urdhër i titullarëve të këtij institucioni i ka njoftuar në mënyrë të papritur punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, se të gjitha lejet e zakonshme vjetore të miratuara, do të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme.
 
Lejet e zakonshme vjetore të punonjësve janë një e drejtë që garantohet me ligj në Republikën e Shqipërisë ndaj zyra e Avokatit të Popullit ka nisur punën për të verifikuar nëse ky rast paraqet elementë të shkeljes së Kodit të Punës dhe të drejtave të punonjësve.
 
Ndërprerja e njëanshme e lejeve vjetore që punonjësit kalojnë me familjen është vetëm një nga aspektet e zakonshme të abuzimeve me të drejtat e tyre nga titullarë dhe institucione të ndryshme në vendin tonë
”.
 
AP: Presione në administratë për dorëheqje
Gjithashtu Zyra e Avokatit të Popullit deklaron se ka pasur ankesa për shkarkime të pajustifikuara, presione, dorëheqje të detyruara dhe intimidime.
 
“Presionet, intimidimet, shkarkimet e pajustifikuara si dhe dorëheqjet e detyruara rezultojnë nga ankesat e qytetarëve të jenë një realitet i pranishëm në administratë.
 
Një numër i madh ankesash e shqetësimesh të kësaj natyre parashtrohen çdo ditë në Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe gjejnë pasqyrim të vazhdueshëm në media.
 
Zyra e Avokatit të Popullit pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes do të dalë me konkluzionet përkatëse në lidhje me rastin
” mbyllet njoftimi i Avokatit të Popullit.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar