Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vizitoi sot në Spitalin Ushtarak punonjësin e policisë, i cili u plagos gjatë protestës së opozitës para Kuvendit.

Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë. Efektivi i “Shqiponjave”, O.M., u plagos gjatë protestës së opozitës për bllokimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

xhafaj spital

d.c./shqiptarja.com