U plagos me armë nga e dashura, Vali Corleone thyen heshtjen: Po luanim bast me vdekje! Humba dhe i thashë 'më gjuaj se jam King'

U plagos me armë nga e dashura, Vali Corleone thyen heshtjen: Po luanim bast me vdekje! Humba dhe i thashë 'më gjuaj se jam King'

1660333811_princvalicorleone.jpg

Vali Corleone ka reaguar pasi e dashura e tij 22-vjeçare e plagosi me armë zjarri në këmbë. Ai ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ngjarjen dhe thekson se ishte vetë ai që i kërkoi partneres që ta gjuante. Sipas tij, po luanin një lojë, ku humbi ndaj kërkoi që ta qëllonin.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si vajzë e imja, dhe e kam si vajzë timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e hajë një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thash qikës më gjuaj tani! Ajo më tha ‘jo babi nuk mundem’, unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës. Më kuptove vajza ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt, qëllo”, rrëfeu Vali Corleone.

Ndër të tjera shpjegoi se Anita Syla, 22 vjeçarja guxoi të shkrepte armën ndërsa kishte lot në sy.

“Dhe vajza duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për mediat kosovare.

Mes të tjerash ai pohoi se tashmë ishte në shtëpinë e tij.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!”, tha Vali.


Lajmi kryesor:

Plagosi me armë Vali Corleonen në banesën ku jetonin, Gjykata lë në burg 22-vjeçaren: Tentoi ta vriste në praninë e personave të tjerë


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e Partisë Socialiste evropiane për të përjashtuar Ilir Metën nga Kongresi pas aleancës me Berishën?



×

Lajmi i fundit

Komuniteti Politik Europian, Rama nga Praga: Të bashkuarit, rruga e vetme për të kaluar këtë periudhë krize! Europa në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore

Komuniteti Politik Europian, Rama nga Praga: Të bashkuarit, rruga e vetme për të kaluar këtë periudhë krize! Europa në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore