I mituri është qëlluar 4 herë me thikë nga 14-vjeçari në Durrës në pjesën e gjoksit, njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën bën me dije mjeku Fitim Shini. Momentalisht gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të ketë i intubuar në reminacion.

Mjeku Shini thonë se sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas 15-vjeçari është intubuar.

“Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha mjeku.


Lajmi kryesor:

‘Pse më shan’/ Të miturit në Durrës sherr me thika dhe shufra hekuri, rëndë 15-vjeçari me plagë afër zemrës! Arrestohet autori