Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, u paraqit këtë të mërkurë rreth orës 13:00 në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij.
Në shoqërinë e avokatit të tij Dorian Matlija, Vishkulli u intervistua nga prokurorët për mbi 2 orë.
Pas daljes tha se kërkon drejtësi.
"Unë kërkoj drejtësi. Mesazhin e kam dhënë në fillim. Shqipëria është e jona, e jotja e të gjithëve. Nuk e di a do marr pjesë në protestën e 28 nëntorit. Nuk e di si do jem me gjendjen. Ndenja 2 orë, nuk isha në gjendje dhe më lanë të dilja”tha ai
Vishkulli u kthye nga Italia pak ditë më parë., Pas ndërhyrjes së parë në QSUT, me ndihmën e shtetit ai iu nënshtrua 2 operacioneve në sy.
Ndërkohë, Prokuroria është ende në pritje të përgjigjes së letërporosisë drejtuar autoriteteve italiane për materialin e gjetur në syrin e 28-vjeçarit. Përgjigjja nga Italia pritet të ndihmojë në identifikimin e objektit që shkaktoi plagosjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...






Komente
Komento