Greta Koçi është një këngëtare mjaft e  dashur për publikun shqiptar. Ajo nuk është përfolur asnjëherë përsa i përket jetës së saj private dhe është përpjekur ta mbajë atë sa më hermetike. Teksa po i përgjigjej pyetjeve të dnjekësve në Instagram, një komentuese i ka vënë në dukje faktin që s’ka bërë publik asnjë të dashur.

“Si u plake pa të dashur Greta, të shkoi jeta beqare,”- shkruan komentuesja. Ndërkohë nuk ka vonuar dhe përgjigja e këngëtares.

“Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet,”- ka shkruar Greta.

Foto e publikuar nga Greta Koçi