U prangos nga RENEA për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ekzaminim armës së gjetur në banesën e 39-vjeçarit Përdoda! Mund të jetë përdorur në ekzekutim

Arma e zjarrit kallashnikov e gjetur në banesen e 39-vjeçarit Edmond Përdoda i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë do të ekzaminohet, për të parë nëse është përdodur në ngjarjen 27-prillit të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës. Referuar faktit se rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të ekzektuar me breshëri automatiku, prokuroria nuk përjashton mundësinë se arma e gjetur mund të jetë përdorur në këtë krim të dyfishtë.Ashtu si vëllai i tij Aleksander Përdoda i arrestuar menjëherë pas ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje edhe vetë Edmond Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj.Sipas burimeve aktualisht arma e gjetur në banese, municioni luftarak dhe një sasi baruti, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale po ndiqen si procedim penal i ri, por nëse ekzaminimet do të vërtetojnë se arma mund të jetë përdorur në vrasje procedimi do bashkohet me atë të vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2020. Pas gati dy vitesh në arrati, Edmond Përdoda u prangos pa bërë rezistence mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pran banesës së tij në fshatin Lalm i Ri në periferi të qytetit të Lezhës, ndërsa rezulton të jetë person me precedent penal i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale "Vrasja", dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje", sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Aleksander Përdoda (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Njesisë Administrative të Kolshit në Lezhë. Edmond Përdoda po mbahet në dhomat e paraburgumit të Komisariatit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, seancë e cila pritet të zhvillohet ditën e hënë.

Arrestimi të premten
"Afrohu, afrohu, rrotullohu mbrapsht"...është kjo një sekuencë nga operacioni i forcave të RENEA-s në arrestimin e 39-vjeçarit, Edmond Përdoda, një person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka ekzekutuar së bashku me vëllanë e tij, 2 persona. Arrestimi i tij është bërë teksa fshihej në një banesë 2 katëshe në fshatin "Lalm i Ri" të Lezhës, ku forcat RENEA dhe Policia e Lezhës me blind i kanë bërë 'pritë' në derën kryesore duke çuar në pranga autorin e vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur në 27 prill të 2020, ku viktima mbetën Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni. 39-vjeçari, i dënuar më parë në Greqi, prej gati 2 vitesh ishte në kërkim për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij, e ndërsa në banesë iu gjet një kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Si ndodhi ngjarja?
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën