Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkruar se 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi do të lirohen shumë shpejt dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka njoftuar se ky është vendimi që ka marrë Gjykata që po shqyrtonte çështjen e tyre.
“Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i Gjykatës”, ka shkruar Balla në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se 4 shqiptarët u arrestuan dy ditë më parë në një autostradë në Serbi, pasi teksa ishin në automjetin e tyre filmuan dhe shpërndanë një video ku këndonin këngë patriotike dhe bënin shqiponjën me duar.
Komente












