U prezantua si punonjëse e Avokatit
të Popullit në fushatë, pezullohet

U prezantua si punonjëse e Avokatit<br />të Popullit në fushatë, pezullohet
Institucioni i Avokatit të Popullit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimin administrativ për pjesëmarrjen në një aktivitet politik të një punonjëse të tij.
 
Sipas njoftimit, punonjësja e zyrës rajonale në Fier Laureta Roshi ka marrë pjesë në një takim elektoral duke u prezantuar si punonjëse e Avokatit të Popullit.
 
Avokati i Popullit informon që në rastet kur legjislacioni lejon pjesëmarrjen e tyre në veprimtari politike, të mos prezantohen si përfaqësues të institucionit, për sa kohë që nuk i është deleguar ndonjë kompetence e tille.
 
Deklarata e plotë
Institucioni i Avokatit të Popullit nis hetimin administrativ për pjesëmarrjen në një aktivitet politik të një punonjese të tij, të një Zyre Rajonale.
 
Deri në përfundim të hetimit administrativ institucioni i Avokatit të Popullit ka pezulluar nga detyra punonjesen e tij te Zyres Rajonale
 
Nga informacionet e bëra publike ne media, rezulton se përfaqësuesja e Avokatit të Popullit të nje Zyre Rajonale, ka marrë pjesë në një veprimtari politike të organizuar ne date 13.06.2017 nga një subjekt politik, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, duke u prezantuar edhe si perfaqesuese e Zyres Rajonale te Avokatit te Popullit.
 
Eshtë e drejtë e çdo punonjësi të administratës shtetërore/publike që, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, të marrë pjesë në veprimtari politike, ndërkohë që i ndalohet pjesëmarrja në veprimtari të tilla gjatë orarit zyrtar të punës, apo te marre persiper te perfaqesoje institucionin ku ai punon, per sa kohe qe nuk i jane deleguar kompetenca te tilla.
 
Pavaresisht se Avokati i Popullit nuk e ka marre ende detyren (Kuvendi me Vendimin nr. 70/2017 ka zgjedhur Avokat Populli zj. Erinda Ballanca, por duke qenë se de facto nuk e ka marrë ende detyrën sepse sipas nenit 4 të ligjit “Për Avokatin e Popullit “Para marrjes …. së detyrës Avokati i Popullit bën betimin para Kuvendit ….”, Avokati i Popullit zj. Erinda Ballanca do të fillojë detyrën menjëherë pasi të ketë bërë betimin para Kuvendit), nisur nga ngjarja e mesiperme strukturat drejtuese te institucionit kane vendosur:
 
1.      Pezullimin nga detyra të përfaqësueses së institucionit të Avokatit të Popullit për Zyrën Rajonale Fier, deri në përfundimin e hetimit administrative.
 
2.      Informimin e te gjithe nepunesve te institucionit te Avokatit te Popullit (perfshire edhe Zyrat Rajonale), qe ne rastet kur legjislacioni lejon pjesemarrjen e tyre ne veprimtari politike, te mos prezantohen si perfaqesues te institucionit, per sa kohe qe nuk i eshte deleguar ndonje kompetence e tille.
 
Institucioni i Avokatit të Popullit garanton se do të vazhdoj të kryej me korrektesë dhe paanshmëri të gjitha funksionet e ngarkuara nga ligji dhe Kushtetuta, për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.


 Laureta Roshi
(Përfaqësuesja e zyrës rajonale e Avokatit të Popullit në Fier, Laureta Roshi)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike