U prit një viktimë për të kthyer sytë nga super pasuria e dyshimtë e Altin Hajrit! Italia i pushoi hetimet për drogë, Shqipëria i zhbllokoi 10 mln euro

U prit një viktimë për të kthyer sytë nga super pasuria e dyshimtë e Altin Hajrit! Italia i pushoi hetimet për drogë, Shqipëria i zhbllokoi 10 mln euro

Altin Hajri dhe resorti 'Golden'

TIRANË - SPAK ka nisur sot hetimin pasuror ndaj Altin Hajrit, të dyshuar si pengmarrës i Jan Prengës dhe më tej vrasjes së tij edhe pse trupi ende nuk është gjetur. Por pas kësaj ngjarje fshihet një skandal, ku një pasuri 10 milionë euroshe është bllokuar nga autoritetet në Shqipëri pas dyshimeve në 2015-ën se Hajri ishte koka e një rrjeti të trafikut të drogës. Por me pushimin e hetimeve për drogë nga autoritetet italiane në atë kohë, edhe autoritetet në Shqipëri u dorëzuan duke i zhbllokuar pasurinë dhe duke mos ushtruar më asnjë kontroll ndaj Altin Hajrit dhe super komleksit luksoz pranë Xhafzotajt në Shijak, qoftë edhe një kontroll tatimor. 

Shqiptarja.com ju sjell më poshtë historikun e dyshimeve të nisura ndaj Altin Hajrit për trafik droge, dhe mënyrën se si Hajri e shndërroi biznesin e tij nga karburant në resort për evente dasmash ku fitimi në vit ishte vetëm 1 milionë lekë!

Nga karburant në resort dasmash, si u ndërtua super kompleksi luksoz më 1 mln lekë fitim në vit?!

Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare si një nga autorët kryesorë të dyshuar për rrëmbimin dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, 49 vjeç, 11 ditë më parë në Kamëz, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në tetor të vitit 2015 ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi i shpëtoi një aksioni me 16 të arrestuar ku u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri në atë kohë, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro. Mbetet e dyshimtë dhe e çuditshme se si kjo pasuri, që me shumë gjasë është kompleksi super-luksoz në Shijak, "Golden", është zhbllokuar më tej nga autoritetet në Shqipëri, qoftë ato të Prokurorisë, e qoftë ato tatimore. Aktiviteti ka vijuar qetësisht në këtë resort super luksoz për vite me radhë, duke i shpëtuar çdo kontrolli.  Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Altin Hajri ka qenë pronar i  karburantit “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar në vitin 2008. Në vitin  2016 e njëjta kompani ndryshon emër në "Kompleks "Golden". Pronari i vetëm dhe administrator ka qenë gjithmonë Altin Hajri. Në vitin 2017 kompania ka deklaruar vetëm 9 milion lekë të ardhura dhe 1 milion lekë fitim.  Mbetet e dyshimtë se me çfarë lekësh është ndërtuar një kompleks i përmasave të tilla kur fitimi është shumë i vogël?!

( Kliko këtu ) Të dhënat e plota në QKB për kompleksin Golden

Tashmë që në këtë kompleks dyshohet të jetë një viktimë, trupi i pajetë ende i pagjetur i pengut Jan Prenga, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka nisur hetim pasuror ndaj të arrestuarve që në bashkëpunim dyshohet të kenë rrëmbyer 49-vjeçarin Jan Prenga në Kamës, ta kenë dhunuar e më tej ta kenë çuar në kompleksin e familjes Hajri, një moment të të cilit teksa e nxjerrin nga makina dhe e fusin në resort, e kanë fiksuar edhe kamerat e sigurisë. Puna në resort është ndalur dhe tashmë pritet të vihet nën sekuestro, një vendim ky mëse i vonuar, ku u desh një viktimë për të ngjallur reagimin e autoriteteve ndaj një personi që me një vëzhgim të thjeshtë të xhiros fitimit dhe të vlerës së madhe për ndërtimin e resortit, mund të ngriheshin dyshime të forta dhe të vihej në hetim për burimin e pasurisë.

Operacioni i 2015-ës Shqipëri-Itali, si shpëtoi Altin Hajri

Në aksionin e vitit 2015 të koduar "Enigma", në një bashkëpunim të autoriteteve në Shqipëri dhe Itali u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë dhe 206 kilogrmaë heroinë. Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin. Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar  nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë  vëllai tjetër i tij Emiljano Hajri.

Pengmarrja e Jan Prengës, në pranga 4 persona

Për rrëmbimin dhe më tej vrasjen e Jan Prengës 11 ditë më parë në Kamëz, ku u gjetën edhe gjurmë të shumta gjaku, janë vënë në pranga vëllai dhe babai i tij, Leonard dhe Bajram Hajri, kushëriri Elton Hajri dhe shoku i tyre Olsi Turja, bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë. Shkak dyshohet të jetë bërë konflikti i vëllait të Prengës, Astrit Prenga për një sasi 60 kg kokainë të padorëzuar, por edhe konflikte të mëparshme të tij në Angli me vëllezërit Hajri, shtet ku Astrit Prenga ka pasur precedentë, por tashmë rezulton i lirë. Kamerat e sigurisë pranë resortit "Golden" në Xhafzotaj pranë Shijakut, fiksuan momentin teksa Jan Prenga nxirret nga disa persona nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit, në pronësi të Altin Hajrit. Kërkimet vijojnë ende për të gjetur vendin se ku mund të jetë fshehur trupi i Jan Prengës dhe identifikimi i personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 29/01/2020 20:13

    Shoqeria shqiptare eshte futur ne nje rrug shum negative edhe te pa shpres! Eshte turp qe policia e shtetit nuk veproj me shpejtesi madje njeri nga policet ju ka than babit te ndjerit se ne nuk mund te futemi ne kete mes sepse kapoja qe ju ka marr djalin peng eshte me i fort se shteti! Kulmi i poshtersis per policin shqiptare edhe ministrin tone Lleshi!

    Përgjigju
  • Hetuesi: 28/01/2020 15:09

    Duhen ta kene djegur me benzine ose acid,,,ka qene pare e madhe pa paguar ,,por edhe keta shijaksit me maloke e gjeten me punu me droge,,,maloku kur sheh para vret dhe nenen e vet,,,se kane per gje me vdek per para,,,pisa njerez,,,llumi i kombit.....

    Përgjigju
    • Altin: 29/01/2020 20:19

      Llomi i kombit je ti bashk me ata turqit qe vrasin njez te pafajshem, se maloget kurr nuk kan qan as nuk do te jen! Burrat qe i kan dhen historin me te shdritshme kombit shqiptar kan qan edhe do te jen ata maloget qe turqit si puna jote nuk i pelqejn!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer