Deputetja e opozitës së re nga listat e LSI, Elda Hoti e cila pranoi mandatin pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve merr pjesë në protestën e sotme të opozitës.  Vetë ajo e ka njoftuar këtë lajm përmes një postimi ku shkruan se sot do jetë me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuk mund të hesht dhe të rri duarlidhur, në ktë situatë që ndodhet Shqipëria ime! Sot do jem me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe pluraliste, kundër kthimit te diktaturës për një Shqipëri europiane!”, shkruan deputetja Elsa Hoti.

Me të në tubim ka qenë edhe deputeti Lefter Maliqi, që gjithashtu fitoi mandantin pas dorëheqjes në bllok të PD-së dhe LSI-së, i ardhur nga listat e kandidatëve të djathtë. "Për zgjedhje të lira e të ndershme kundër zgjedhjeve farsë, kundër instalimit të diktaturës. Kundër mafies e bandave të krimit. Shqipëria si gjithë Evropa", shkruan Maliqi në Facebook.

elda hoti.jpg" style="height:416px; width:780px" />

Bashkë me deputetët e tjerë që pranuan mandatin pas djegies së mandateve, u përjashtuan nga partia për shkak se shkelën vendimin e opozitës së bashkuar.