TIRANE- Gent Strazimiri, deputeti i Partisë Demokratike që u qëllua me rrip nga kolegu i tij, deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga, është pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me konfliktit fizik mes tij dhe tre deputetëve të PS Prenga, Xhemal Qefalia e Gentjan Bejko. Pyetja e Strazimirit është kryer disa ditë më parë thonë burimet e prokurorisë dhe ky veprim është kryer për llogari të një procedimi penal që është rregjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.
/Shqiptarja.com

Sherr deputetësh, Prenga godet me rrip Strazimirin për Qefalinë










