U quajti tronditëse përfshirjen e Metës në dosjet e informatorëve Sigurimit të Shtetit, Petrit Vasili letër Lindita Nikollës: Pse nuk u trondite për Gjykatën Kushtetuese?

U quajti tronditëse përfshirjen e Metës në dosjet e informatorëve Sigurimit të Shtetit, Petrit Vasili letër Lindita Nikollës: Pse nuk u trondite për Gjykatën Kushtetuese?

Petrit Vasili

Lajmi se drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka nxitur mjaft reagime, ndër ta edhe të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila ka thënë se ky rast është tronditës.

Kësaj deklarate, i është përgjigjur Petrit Vasili i cili i ka dërguar një letër, ku në të kërkohet që ta informojë lidhur me këtë dosje.

Vasili është i paqartë pasi sipas tij, e gjithë kjo akuzë është e bazuar vetëm në një email anonim. Sipasj tij, Nikolla duhet të ishte tronditur për Gjykates Kushtetuese me rastin e kerkeses për shkarkim të Ilir Metës. 

'Ju keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shume e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskesh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjence dhe keni informuar Kryetaret e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve te Ligjeve dhe të Sigurisë.

Kerkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shume e që siç mësojmë nga mediat eshte thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim.

Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende.

Eshte fakt që Ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk Informuat fare deputetet. kur Kuvendi i Shqiperise, qe ju drejtoni, fallsifikoi dhe manipuloi haptas dhe ne menyre skandaloze dokumentet, qe i dergoi Gjykates Kushtetuese ne rastin e kerkeses per shkarkim te Presidentit Z.Ilir META, me qellim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykates dhe duke keqperdorur Kuvendin e Shqiperise per kete qellim ulet, e per te cilin Kuvendi eshte i paditur ne SPAK si kurre ndonje here me pare ne historine e tij.

Detyrimi për informim nga ana juaj është një detyrim i pakapërcyeshëm sepse Kuvendi i Shqipërisë as ka qenë dhe as do të jetë pronë e Kryetarit të Kuvendit, por është institucioni themelor nga buron Republika jonë Parlamentare dhe ku ekzistenca e ketij Kuvendi janë vetem tërësia e njeqind e dyzet deputetëve te barabarte e të zgjedhur me votën e popullit.

Dua t’ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft herë edhe me pare për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre, që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative, qe keni.

Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letre anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh. ju kërkoj sërish të na vini në dispozicion kété informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperisë ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve u mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale.'- thuhet në letrën e Vasilit. 

Lidhur me këtë letër, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur Petrit Vasilit, i cili kërkonte informacion për dosjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Nikolla i bën me dije se ka njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.


“Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, iu përgjigj Nikolla.

Report Tv siguroi  dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Personi i cili dyshohet se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mësoi gjithashtu se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.  Sipas një denoncimi të mbërritur në Autoritetin e Dosjeve Filip Talo është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta. 

Megjithatë, Report Tv disponon gjithashtu dokumente që vërtetojnë se ish presidenti Ilir Meta ka përdorur dy mbiemra për të fshehur të shkuarën e tij në ish Sigurimin e Shtetit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Meta bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kam ndarë informacione me kryetarët e grupeve parlamentare për dosjen e tij

1652172760_1648067090linditanikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur Petrit Vasilit, i cili kërkonte informacion për dosjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për këtë, Nikolla i bën me dije se ka njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

“Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, iu përgjigj Nikolla.

 

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM HAJDAR AGA: 28/07/2022 14:54

    O Peço pedofili po ri urt o Peço karafili. Ti je i mbaruar o i uruar je një paçavure mor Peço qure e ndyr burec mistrec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin