Todi ishte fëmija i madh i familjes Conbashi. Buqi e Nauka ishin prindër të 7 djemve dhe dy vajzave. Ishin vite të vështira asokohe kur Todi me të vëllanë, Sokratin vendosin që të bëhen pjesë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Todi ishte 24-vjeç dhe iu bashkua brigadës së 5-të kurse Sokrati 20-vjeç iu bashkua brigadës së tretë në grupin e Mallakastrës. Todi shpëtoi dhe doli nga lufta i plagosur dy herë, ndërsa i vëllai Sokrati humbi jetën, pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve që mori. Me të mbaruar lufta, Todin e transferojnë në Tiranë, ndërsa i vëllai Sokrati ndërroi jetë në vitin 1946. Todi kishte ndërtuar një jetë në Tiranën e sapo dalë nga lufta, pas çlirimit të saj, ndërsa edhe vetë qyteti ishte në ndërtim e sipër. 24 vjeçari asokohe kishte marrë një shtëpi të madhe dhe qëllimi i tij ishte të merrte familjen e tij me vete. Bisedon me babanë dhe i tregon mbi vendimin që kishte marrë. Kur dukej se gjërat po shkonin siç duhej, në vitin 1950 në familjen Conbashi në Fier vjen një telegram ku shkruhej se:Todi ka ndërruar jetë
Familja tronditet nga ky lajm, pasi dy ditë më parë ata kishin biseduar lidhur me transferimin e tyre drejt kryeqytetit, aty dhe ku jetonte Todi.
Në vitin 1983 Thomai, vëllai i vogël i Todit i shkruan një letër Komitetit Qendror në atë kohë, në kërkim të vëllait të humbur. Por përgjigja ishte: Se këto janë punët e partisë
Vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit Thomai ka mundur të mësojë rreth disa dokumenteve që e lidhin vwllanw e tij me vitin 1970, duke i bërë të gjalla shpresat se Todi mund të ishte gjallë asokohe dhe se punonte për sigurimin e shtetit. Një tjetër fakt për familjen ishte edhe zbulimi i një certifikate, që daton në vitin 1952, dy vite pas telegramit që njoftonte vdekjen e Todi Conbashit, i cili nëse është në jetë është 94 vjeç. I vëllai kërkon të dijë nëse ka jetuar përgjatë këtyre viteve i vëllai i tij i madh Todi dhe a ka sot ai pasardhësit e tij, që e lidhin me rrënjët biologjike të familjes Conbashi.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1546
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ I vranë të birin, babai i Martin Canit flet për Report Tv pas protestës: E pabesueshme, falënderoj shqiptarët që ma lehtësojnë këtë dhimbje (VIDEO)
21 Nëntor, 16:16
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15