TIRANË- Floresha Rasha, gruaja e cila u kthye nga Siria rreth një muaj më parë është marrë në pyetje nga Anti-Terrori. Report Tv mëson se gjatë marrjes në pyetje, Floresha, nënë e tre fëmijëve të cilët i kishte me vete në Siri, nuk ka treguar asgjë lidhur me rrugëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. 

Ajo ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në luftë si luftëtare.

"Jam plagosur nga shpërthimet në luftë. Unë vetë nuk kam vrarë asnjënjeri", mësohet të ketë thënë Floresha.

Gazetari Sokol Dema bën me dije se Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të personave që ka takuar apo bashkëpunuar në Siri. Po kështu janë pyetur dhe fëmijët në praninë e psikologut, por edhe ata nuk kanë treguar për shkak dy vajzat Emel e Hatixhe kanë lindur në Siri dhe nuk dinë asgjë, e ndërsa Amar ka iku nga Shqipëria në moshë shumë të vogël.

Floresha Rasha është një nga të riatdhesuarat nga Siri, së bashku me 3 fëmijët e saj, Amar, Emel e Hatixhe. Ajo iku në Siri së bashku me bashkëshortin e saj, Diamant Rasha i cili vra në dhjetor të 2013 me snajper gjatë luftimeve. Familja Rasha kishte dy fëmijë, Amar dhe vajzën e cila gjithashtu iu vra në kampin famëkeq. Pasi burri vdiq në përleshje, Floresha shumë shpejt u martua me një vendas sirian, që sipas gjyshit të Amar Rashës, Shabanit ai ishte terrorist. Megjithatë ajo solli në jetë me të dy vajza, Emel dhe Hatixhe, të cilat bashkë me Amar, u rikthyen nga Al Hol në Shqipëri.

Që nga mbërritja nga Siri, Floresha Rasha me tre fëmijët e saj si edhe Endri Dumanin, janë strehuar te Shtëpia e pushimit të Ushtarakëve në Durrës, ku siç bëri me dije kryeministri Edi Rama, kur i priti në Aeroportin e Rinasit, i ka të gjitha kushtet për t'i integruar në shoqëri.

Me rreth lejla, Endri Dumani, rreth jeshil dy vajzat e Floreshës, Amar dhe Emel, me rreth të kuq Amar Rasha