Momenti jo i Lara Colturit ka përfunduar. Skiatorja e Shqipërisë është rikthyer të shkëlqejë pas garave në Kanada dhe Francë, duke zënë podiumin në Slalomin e Austrisë të zhvilluar të dielën. 19-vjeçarja ia doli të renditej e 3, pasi vetëm ‘mbretëresha’ Michaela Shiffrin dhe zvicerania Camille Rast ishin më të shpejta se skiatorja e Shqipërisë.
Colturi në vendin e tretë ishte vetëm 97 të mijtat, më pak se një sekondë, më e ngadaltë se sa Shifrrin, e cila vijon të konsolidojë vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Me podiumin e siguruar të dielën Colturi vijon të qëndrojë e dyta në renditje në disiplinën ‘Slalom’, ndërsa gara e së shtunën në Giant Slalom e ka penalizuar jo pak. Për shkak se nuk arriti ta përfundonte, si pasojë e një gabimi, 19-vjeçarja renditet e 17 në renditjen e Giant Slalom. Në total, Colturi mban vendin e 7 në renditjen e përgjithshme.
Dy garat e Autrisë, të shtunë dhe të dielën, ishin të fundit për 2025 në kampionatin botëror të skive, por ky sport do të rikthehet shpejt. Të shtunën e ardhshme, me 3 janar, Colturi do të garojë në disiplinën Giant Slalom në Slloveni.
Komente







