U rrëzua në rrugë dhe u injorua për 9 orë nga kalimtarët: Franca e tronditur pas vdekjes së artistit

U rrëzua në rrugë dhe u injorua për 9 orë nga kalimtarët: Franca e tronditur pas vdekjes së artistit

Fotografi René Robert

Vdekja e fotografit të njohur në Francë ka hapur polemika.

“I vrarë nga indiferenca” janë fjalët kyçe të shumë titujve të mediave në Francë pas një ngjarjeje të rëndë, e cila ka shkaktuar zemërim.

Fotografi René Robert ndërroi jetë nga hipotermia pasi u rrëzua në një rrugë dhe u injorua për nëntë orë. Hipotermia shkaktohet nga ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave shumë të ftohta.

Fotografi zviceran i njohur për fotografitë e tij për disa nga yjet më të famshëm të flamenkos në Spanjë, ndërroi jetë javën e kaluar pasi rrëshqiti gjatë një shëtitje në një lagje të Parisit, goxha të popullarizuar.

“Ai pësoi një marrje mendsh dhe ra”, tha miku i tij, gazetari Michel Mompontet në një seri postimesh në Twitter. “Në pamundësi për t’u ngritur, ai qëndroi në vend, në të ftohtë për nëntë orë derisa një person i pastrehë lajmëroi shërbimet e urgjencës. Shumë vonë. Ai kishte hipotermi dhe nuk mund të sillej në jetë. Gjatë këtyre nëntë orëve asnjë kalimtar nuk u ndal për të parë pse ky njeri ishte shtrirë në trotuar. Asnjë”.

Mompontet, i cili gjithashtu tregoi rrethanat e vdekjes së fotografit në France TV Info, tha se Robert ishte “vrarë nga indiferenca”, duke shtuar: “Nëse kjo vdekje e tmerrshme mund të shërbente për ndonjë qëllim, do të ishte ky: kur një njeri është i shtrirë në trotuar, ne duhet ta kontrollojmë – pa marrë parasysh sa të zënë mund të jemi. Le të ndalemi për një sekondë”.

“Ai ishte i moshuar, por ishte mirë, nuk duhej të vdiste kështu. Nëse dikush do të ndalonte, jam i sigurt se do të ishte shpëtuar”, thotë miku. Vdekja e René Robert bëhet një mundësi për të rimenduar se çfarë ndodh në një qytet si Parisi, apo në shumë metropole në mbarë botën.

Ka mijëra njerëz që mbeten të shtrirë përtokë, zakonisht njerëz të pastrehë që janë riemërtuar SDF (Sans domicile fixe) nga zhargoni administrativ francez dhe numri i tyre po rritet. Sipas Fondacionit Abbé Pierre, ka 300,000 njerëz të pastrehë në të gjithë Francën, një shifër që është dyfishuar në dhjetë vjet. Vetëm në Paris janë tre mijë dhe nëse dikush do të shkojë natën në strehimore, shumë mbeten në rrugë edhe në dimër, sepse nuk ka vend për të gjithë në struktura ose sepse ata vetë preferojnë të mos shkojnë atje.

Parisianët janë mësuar të shohin një qenie njerëzore të shtrirë në rrugë në tokë, madje edhe të pajetë. Vullnetarët e shumtë të shoqatave afrohen dhe sjellin ndihmë, por reagimi më i zakonshëm i kalimtarëve është të vazhdojnë. Edhe ata që në mbrëmje dhe më pas natën midis 19 dhe 20 janarit duhet ta kenë parë René Robertin në trotuar në 89 rue Turbigo, pikërisht përballë stacionit të metrosë Temple, kanë bërtë të njëjtën gjë. Ata menduan se ishte i dehuri i zakonshëm, e shmangën dhe më pas shtypën në një çast, si gjithmonë, ndjenjën e fajit.

Miku i tij Mompontet refuzon t’i akuzojë ata “sepse nuk jam i sigurt se unë vetë do të kisha ndaluar ndonjëherë. Por indiferenca vret, ne duhet të ndryshojmë dhe të ndalojmë së shikuari nga ana tjetër”./ GazetaSI

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës