Një 64-vjeçar në Korçë është rrëzuar nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Krushovë rreth orës 15:15 të ditës së sotme. 64-vjeçari ka qënë duke vjelë arrat por aksidentalisht ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë prej saj.

Familjarët e kanë dërguar në spital për ndihmën e parë, por ka mbërritur i pajetë. 

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.