U sekuestruan me bujë, gjykata kthen mbrapsht 4 pronat e nipit të Besnik Brakës në Elbasan dhe Himarë (VENDIMI)

U sekuestruan me bujë, gjykata kthen mbrapsht 4 pronat e nipit të Besnik Brakës në Elbasan dhe Himarë (VENDIMI)

Kreshnik Musabelli

Kur janë mbushur një vit nga sekuestrimi i pasurisë së 31-vjeçarit nga Elbasani, Kreshnik Musabelli, Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur heqjen e sekuestros dhe lënien të lira të katër pasurive, që sipas policisë dhe prokurorisë, janë vlerësuar me një vlerë prej gati 700 mijë euro.

Vendimi për lirimin e pasurive është marrë në 24 qershor 2020, i cili urdhëronte heqjen e masës së sigurisë “sekuestro preventive”, të vendosur në 24 korrik 2019 nga Gjykata e Elbasanit. Tashmë një apartament me sipërfaqe 364.31 metra katror në lagjen “Edmin Matraxhiu”, një truall me sipërfaqe 5090 metra katror në fshatin Gjilekë në Himarë, një depo plehu kimik me sipërfaqe 200 metra katror në vendin e quajtur “Persa” në fshatin Gjilek, si dhe një automjet i markës “Audi Q7” me targë AA 048 PD në pronësi të 31-vjeçarit Kreshnik Musabelli, janë lënë të lira.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Apelit Durrës që liroi këto pasuri, nga ana e prokurorisë së Elbasanit vijojnë hetimet dhe çështja ka mbetur ende pezull, për shkak të pritjes së një letër-porosie nga autoritet Italiane, për të mësuar nëse Kreshnik Musabelliu është proceduar ndonjëherë për veprimtari kriminale në Itali ose jo. Kujtojmë se në emër të 31-vjeçarit Kreshnik Musabelli është dhe një studio videoklipesh e quajtur “Mojo Production” e regjistruar si biznes në datën 26 janar 2016.

Nga të dhënat e grumbulluara nga “Shqiptarja.com” mësohet se Musabelli rezulton të jetë nipi i Nik Vojoçek ose Besnik Brakës, i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit. Besnik Braka është dënuar nga Krimet e Rënda me vendimin e datës 12 janar 2009 me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”, “Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Ndërsa në vitin 2013 Besnik Braka është dënuar me 2 vjet burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv”.

Duke marrë shkas nga këto dënime të Besnik Brakës por edhe nga aktiviteti i dyshuar kriminal i nipit të tij në Itali Kreshnik Musabelli, prokuroria e Elbasanit ka hetuar me imtësi të gjitha pasuritë e këtyre dy personazheve dhe familjarëve të tyre dhe ka konstatuar se pasuria që është e regjistruar në emër të 31-vjeçarit Kreshnik Musabelli, nuk justifikohet nga të ardhurat financiare që ka ky person. Nisur nga këto kushte është regjistruar procedim penal për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe është vendosur në 24 korrik 2019 sekuestrimi i katër pasurive të mësipërme. Por një pas qëndrimit nën masën e sekuestro preventive, në datën 24 qershor 2020, katër pasuritë janë liruar nga një vendim i Gjykatës së Apelit Durrës.

Pasuritë e liruara

1)         Një apartament me sipërfaqe 364.31 metra katror

2)         Një truall me sipërfaqe 5090 metra katror

3)         Një depo plehu kimik me sipërfaqe 200 metra katror

4)         Një automjet i markës “Audi Q7” me targë AA 048 PD

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Durrësit

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 22/07/2020 18:56

    Sa mire e beri gjykata... Edhe I gezofsh o flori...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot