U shfaq dje krah Berishës, ndërsa në zgjedhje kishte uruar fitoren e PS! Ironia e Bazes: Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek doktori

U shfaq dje krah Berishës, ndërsa në zgjedhje kishte uruar fitoren e PS! Ironia e Bazes: Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek doktori

Në “Foltoren” e Sali Berishës personazhet epike me deklarata e tyre kanë qenë të shumtë dhe sigurisht nuk mund të zhgënjehet as takimi i radhës i zhvilluar dje në Kamëz. Një grua e cila i deklaronte Berishës se kur të vdiste ai çfarë do të bënte ajo dhe demokratë e tjerë ka shkaktuar të qeshura në sallë, por ka sjellë edhe ironinë e gazetarit dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze.

Gruaja edhe pse u prezantua si aktiviste e PD, gazetari Baze ka publikuar një urim për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për fitoren e 25 prillit. Baze me ironi shkruan se Rama po i çon tifozët e vetë tek ‘Foltorja’ e Berishës.

“Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek Doktori”, ironizon Baze teksa ndan shënimin e aktivistes.

Në ‘Foltoren’ e Kamzës, qytetarja Ira Kurti u shpreh se qytetarët nuk do të duhet të varen nga “kulti i individit”, duke parashikuar edhe ndërrimin e jetës së liderit historik të Partisë Demokratike.   

PJESË NGA BISEDA:

Ira Kurti: Zoti Berisha a besoni ju tek kulti i invididit. Edhe ju një ditë do të ndërroni jetë…

Sali Berisha: Padiskutim!

Ira Kurti: Nuk iu them atë, edhe 100 u bëfshi. Po e kam fjalën ça do të bëjmë ne të shkretët këtu po të shkojmë vetëm pas 1-it dhe nuk ngrejmë një sistem në bazë parimesh.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar