E vogla Rawan i ishte shitur një 40 vjeçari për 2000 euro. Por vdes nga hemoragjia e brendshme. Unicef thotë se 14 % e vajzave të vogla nga Jemeni martohen përpara moshës 15 vjeç.
E vogla Rawan vdiq nga hemoragjia e brendshme natën e parë të martesës. Edhe pse autoritetet lokale në Hardh, zonë periferike e Jemenit e mohojnë ka qënë gazetari i pavarur Radman i cili zbuloi dhe denoncoi këtë fakt. Por ky nuk është rasti i vetëm.
Për të konfirmuar këtë ngjarje të trishtë ka folur dhe Qendra e Jemenit për të Drejtat e Njeriut, Unicef dhe dhjetra qendra të tjera, duke përfshirë dhe prestigjozen Daily Mail që e nisi këtë histori.
Shumë pak dihet rreth vajzës. Pak dihet dhe për burrin vrasës me origjinë nga Arabia Saudite, i cili nuk është arrestuar. Dihet se Raëan është shitur nga babai për 100 mijë rila, më pak se dymijë euro. Vajza ka vdekur në dhomën e një hoteli.
Në këtë zonë periferike, komandati i forcave policore thekson se asnjëherë nuk ka patur një ligj që ndalon martesat e vajzave që janë më të vogla se 17 vjec. Në fund të viteve 90 Yemen shfuqizoi ligjin që kishte si kufi moshën 15 vjeç.
Sipas UNICEF, 14 për qind e vajzave të vogla në Jemen martohen para moshës 15 vjeç dhe 52 përqind përpara moshës 18 vjeç. "Pasojat e martesës së fëmijëve janë shkatërruese - thotë Liesl Gerntholtz, Human Rights Watch - dhe shumë vuajnë nga probleme kronike të shëndetit." Ajo shtoi se shumë vajza të vogla kanë vendosur të hidhen në det dhe tani kanë vdekur.
Në Twitter shumë vajza bërtasin në anglisht, frëngjisht, arabisht, zemërimin e tyre në frontin e një brutaliteti të pakrahasueshme. Është e vetmja mundësi për vajzat e pakta që kanë fuqinë për të kundërshtuar dhe për të shpëtuar. Siç bëri Nada al-Ahdal (vajza në foto), e cila në një video të postuar në YouTube korrikun e kaluar, kishte raportuar se iku nga shtëpia dhe ka denoncuar familjen e saj pasi donte ta detyronte për një martesë të parakohshme.
"Në vend të martesës ajo preferonte të vdiste” tha Nada njëmbëdhjetë vjeç, edhe ajo nga Jemeni. Ajo shtoi se shumë vajza kanë vendosur të hidhen jashtë në det dhe tani janë të vdekur." Rawan nuk ka pasur as kohë për të bërë këtë.
/Shqiptarja.com