U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj

U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj

Prokurorja, Daniela Sulaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, me shumicë votash shpalli rrëzimin e vendimit të 27 korrikut të vitit 2021 dhe konfirmimin në detyrë të Sulajt.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj”- thuhet në njoftim.

Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara

13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara