U shkarkua se s’justifikonte pasurinë, ish-anëtari i Kushtetueses, Fatos Lulo apelon vendimin

U shkarkua se s’justifikonte pasurinë, ish-anëtari i Kushtetueses, Fatos Lulo apelon vendimin

Fatos Lulo

TIRANE-Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi, pasi nuk justifikonte pasurinë. Ankimi i ish-gjyqtarit Fatos Lulo është depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Fatos Lulo ishte i pari që ra në ‘rrjetën’ e Vettingut.

Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mije dollarë dhe shtëpinë në Kanada. Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo është zotërues i një apartamenti te "Rruga e Durresit", i fituar me kontratë dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.

Pas tij sot nga Vettingu u shkarkua gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh dhe apartamente e troje në Tiranë dhe Durrës. Sipas komisionit të Vettingut, vlerësimi për këtë gjyqtar ishte mjaftuar vetëm me pasurinë, ku nga verifikimet rezultoi se ai nuk justifikonte pasurinë në vlerën e 20 milionë lekëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb