U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura

U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura

Evis Kushi

Ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka zgjedhur të bëjë një reagim në rrjetet sociale në përfundim të seancës plenare ku u votua shkarkimi i saj dhe të gjitha ndryshimet e tjera të qeverisë të njoftuara që në Asamblenë e Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama. Kushi falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Arsimit, veçanërisht kryeministrin Rama që i besoi detyrën e rëndësishme. Mes rreshtash Kushi ka uruar ministren Ogerta Manastirliu për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nënvizon se është e bindur se ajo do të vijojë në rrugën e reformave të nisura.

"Të shërbeja si Ministre e Arsimit dhe Sportit për vendin tim  ka qenë nderi më i madh në jetën time, për të cilin kam punuar çdo ditë me mendje e zemër, me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë, për ta përmbushur me sukses e për të bërë më të mirën në çdo hap.

Dua të falënderoj  thellësisht të gjithë ata që i kisha në krah përgjatë këtij rrugëtimi, mësues, pedagogë e kolegë në ministri, me të cilët kemi kapërcyer shumë sfida të vështira në këto tre vite, veçanërisht pasojat e tërmetit dhe pandemisë, por edhe kemi realizuar shumë reforma transformuese, që do të kenë impakt për shumë kohë në të ardhmen, që nga abetarja e përbashkët unike, përmirësimi i infrastrukturës arsimore, digjitalizimi e deri tek ndërkombëtarizimi i universiteteve.

Shumë faleminderit edhe çdo sportisti që ka ngritur lart flamurin kuqezi, duke na dhuruar krenari dhe emocione të paharruara me  medaljet e fituara! Falë punës sonë të përbashkët, sportistët sot vlerësohen me më shumë dinjitet dhe Shqipëria është ngritur në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare. Mirënjohje pa fund për Kryeministrin Edi Rama që më dha besim dhe mbështetje të pakursyer për ta përmbushur me sukses këtë mision të lartë! Jam e bindur që Ogerta do të vijojë në rrugën e reformave të nisura, për ta ngritur më lart cilësinë e arsimit dhe sportit, drejt standardeve më të mira bashkëkohore, siç e meritojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë", shkruan Kushi.

Parlamenti ka votëbesuar 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama. Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 11/09/2023 18:22

    Po mire moj znj.Kushi.Si nuk ndjeve asnje lloj pergjegjesie per degradimin e arsimit?Do mbajme mend sesi nxenesit tane i mesonim me vlera ti i lejoje me strukturat e tua te kopjonin dhe mbaronin me 10 ta.Degradim total.Nejse tani grate do ti mesosh mire sesi te shkojne tek parukjerja te krihen bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë