U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë

U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë

Arrigo Sacchi dhe Simone Inzaghi

Bolonja, Itali - Trajneri kampion i Interit, Simone Inzaghi mori çmimin 'Bulgarelli' në një ceremoni të zhvilluar në Bolonja dhe personi që ia dorëzoi dëshminë ishte as më pak e as më shumë trajneri legjendar Arrigo Sacchi.

Në fjalën e tij, Inzaghi nuk harroi të kaluarën te Lazio duke falenderuar presidentin Claudio Lotito dhe ish-drejtorin Igli Tare për mundësinë që i dhanë për të drejtuar klubin e Serie A, para se të kalonte te Interi.

"Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita te Interi, rrugëtimi te Lazio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falënderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha trajneri i Interit.

Trofeu i Interit për këtë sezon është i 20-ti në histori për ta në Serie A, duke marrë edhe yllin e dytë në fanellë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera