U shpall kampione në hedhje shtize për Greqinë, qytetarët presin Elina Xhengon në aeroportin e Selanikut! Prindërit të emocionuar (VIDEO)

Kampiona e Europës me origjinë shqiptare Elina Xhengo mbërriti në Selanik, qytetin ku jeton, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga shumë qytetarë. Kur mbërriti në aeroportin “Maqedonia”, Elina pa një grumbull të madh njerëzish, të afërm, tifozë, flamuj e lule ku u krijuar një atmosferë e veçantë.

 “Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur. Ia dedikoj këtë sukses të gjithë fëmijëve që arrijnë të ngjiten në majë duke kaluar shumë sakrifica. Falënderim për ata njerëz që vlerësojnë sakrificat dhe pengesat që të rinjtë kanë në jetë”, u shpreh kampionia.

Në aeroport, Elina u surprizua nga prania e vajzës motrës së saj në Santorini, dhe që udhëtoi për të takuar të motrën. Ajo dhe babai u shprehën të emocionuar për arritjen e Elinës që sot konsiderohet e ardhmja e atletikës helene. Por surpriza nuk u kufizua vetëm brenda aeroportit, pasi me të dalë në ajër të hapur, Elinën e prisnin akoma më shumë njerëz me duartrokitje dhe fishekzjarrë.

Elina Tzengko, (Zhengo) u shpall kampione e Europës në garën e hedhjes me shtizë për Greqinë. E lindur në Greqi nga prindër shqiptarë nga Korça, ajo cila dominoi garën e hedhjes së shtizës me hedhjen 65 metra e 81 centimetra në Mynih, duke fituar medaljen e artë.

 

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ata: 24/08/2022 14:34

    Kjo paska çliruar greqin, po e beni edhe kete sikur me qene E ben si Skenderbej

    Përgjigju
  • Tironsi: 24/08/2022 12:54

    BRAVO.

    Përgjigju
  • Anisa: 24/08/2022 10:23

    VAJZAT SHQIPTARE KU TE BEJN KRENARE NUK KA RENDESI OER KE SHTET MARIN PJES POR JAN GJAK SHQIPTARI ,SUKSESE DHE VETEM SUKSESE.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/08/2022 09:32

    Greqia pâti 10 medalje ,6 nga keto ari dhe 4 argjendi e klasifikuar e 10 ne Europe, kurse Shqiperia e tridhjeta ne Europe me medaljen e arit te Luizes ne 3000 m ku ajo thyevi rekordin e kampionatit nje medalje e vlefshme per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit