Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Artan Grubi duhet të tërhiqet nga funksionet në BDI.
I pyetur nga mediat ai tha Grubi ka të drejtën e ankimimit dhe se vetë do të tërhiqet nga funksionet në BDI.
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti, shkruan klan macedonia.
Ndërkohë sa i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut e cila ka vendosur të shtyjë seancën për Ligjin e gjuhëve për një datë të pacaktuar, Ahmeti paralajmëroi faktin se nëse merret një vendim për abrogimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, do të ketë pasoja dhe revolta të mëdha nga shoqëria.
“Nuk jemi mbledhur këtu se ka ndonjë fushatë elektorale. Jemi mbledhur këtu sepse sot, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese në rend dite kanë vendosur suprimimin e gjuhës shqipe.
Çdo vendim i pamatur, i pamençur, do të shkaktojë revoltë e indinjatë te shqiptarët sepse po u mohohet një e drejtë që nëpër shekuj, jo vetëm me shumë mund e sakrifica, por e kanë larë edhe me gjak”, tha ai.
Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kësaj gjykate dhe një turme të madhe njerëzish, të mbledhur aty.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Maqedoni e Veriut/ Artan Grubi në arrati, pushteti e opozita vazhdojnë përplasjet në Maqedoninë e Veriut
29 Dhjetor 2024, 14:34
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit
28 Dhjetor 2024, 17:50
-
Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta
28 Dhjetor 2024, 15:34
-
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët
27 Dhjetor 2024, 15:42
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor 2024, 20:51
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor 2024, 10:17
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor 2024, 22:48