U shpall për herë të dytë kampione bote në Kick Boks, Ilda Lelo: Nuk na mbështet shteti! Djersa jonë s'duhet të hidhet poshtë

Ilda Lelo u shpall për herë të dytë kampione bote në Kick Boks, por ka një apel për autoritetet që t’i mbështesin më shumë sportistët. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Lelo tha se nuk kanë pasur mbështetje nga shteti ndaj kërkon që djersa e sportistëve të mos hidhet poshtë por të vlerësohet.

“Nuk kemi mbështetje nga shteti por kjo nuk na ka penguar që të sjellim rezultate e të jemi më të mirët jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ministria e Arsimit dhe Sportit, detyra e parë që duhet të bëjë është të zbatojë ligjin. E kemi bërë gjithmonë apel që mundi dhe djersa e Federatës së Kick Boksit të mos hidhet poshtë për faj të disa problemeve që Ministria e Arsimit e pengon mbështetjen. Ka shumë sportistë të talentuar që kanë mundësi të ngrenë Kick Boksin në nivele botërore dhe është për të ardhur keq që s’kanë mbështetje”, tha Lelo.

Sportistja u shpreh se emocionet kur rrëmbeu fitoren ishin shumë të forta pasi duhet të mbronte titullin.

“Në çdo ndeshje, emocionet janë të forta, sidomos kur rrëmben fitoren. E kam nisur Kick Boksin që në vitin 2014 si amatore dhe më pas kam vijuar si profesioniste. Në vitin 2019 kam fituar titullin kampione Europe, në vitin 2022 kampione Bote dhe kjo ishte hera e dytë që duhet ta mbroja nga viti i kaluar”, tha Lelo.

Lelo tregoi edhe regjimin që ka duke nisur nga dieta e fortë deri tek stërvitja e shpeshtë.

“Çdo sportist ka regjimin e tij. Zakonisht kur kemi fazat përgatitore, duhet të mbajmë dietë të fortë, të stërvitemi 2-3 herë në ditë dhe pjesën e dytë gjatë pasdites”, tha Lelo.

Ajo shpjegoi se puna nuk ka ndalur kur e ka nisur këtë sport, ndaj shpreson që të garojë për titull bote edhe në garat botërore.

Kujtojmë se Ilda Lelo ka mbojtur titullin kampione bote në Kick Boks për peshën 62.5 kg. Titulli ËKU Ëorld për femra është mbrojtur nga sportistja shqiptare e Flamurtarit në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa ka mposhtur pas 5 raunde sportisten Turke Tugba Gyl Bozkya.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë