U shpëton mjekëve, humbet 57-vjecari me probleme/ Dëshmitarët në ‘Pa Gjurmë’ lokalizojnë vendndodhjen (VIDEO)

Gjatë transmetimit live në program mbërritën mjaft telefonata, të cilat dhanë një vendndodhje të mundshme në Tiranë, të 57-vjecarit Shpëtim Dervishi. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai lë ambjentet e spitalit, ndërsa në dhomë nuk ndodhej askush dhe largohet papritur. Rasti u bë publik nga familjarët në emisonin ’Pa Gjurmë’, ku mjaft qytetarë drejtuan pistën e kërkimeve, në zona të ndryshme të Tiranës, aty ku mendohet se ndryshon vendndodhjen e tij 57-vjecari. ’Pa Gjurmë’ përcolli live të gjitha dëshmitë që mbërritën në program.

Informacioni 1- E kam parë të dielën, rreth orës 17:00, pasdite tek pallatet Çabej, në Yzberisht. Ishte sfro 1.75 i gjatë dhe më pyeti se ku kishte ndonjë burim uji. Ai dukej se nuk ishte mirë nga ana e shëndetit mendor dhe ishte shumë i dobët në fizik. 

Informacioni 2- Të premten e kam parë tek ’Misto Mame’ rreth orës 9:50 dhe dukej i hutuar, nuk ishte mirë. E e kam parë në autobuzin e  Kombinatit dhe zbriti aty në qendër. Kishte veshur xhinse blu dhe kishte një fizik të dobët. 

Informacioni 3- E kam parw duke ecur drejt lanws tek rruga Ibrahim Rugova ne orwn 19:00 e kam parw mbrwmw, ishte mbi 50 vjec. Kishte të veshur një bluzë gri, i dobët, me këpucë të zeza dhe bënte veprime të pakontrolluara të duarve.. 

Informacioni 4- Në zonën e Sharrës e kam parë në datën 3 mars. Ai ka kaluar këtu, por nuk dukej si i zonës. Mendova se mos ishte nga Kombinati dhe po kalonte për ndonjë xhiro këtej. Ndërsa kaloi pyeste për një fshat me emrin Picall. Kishte të veshur xhinsa, xhiboks të zi dhe ishte vrarë tek faqja e majtë.


Babai i dy fëmijëve humbte shpesh vetëdijen, për shkak të problemeve që kishte me alkoolin, por kjo është hera e parë që ai largohet pa gjurmë. 57-vjeçari jetonte me djalin e tij në qytetin e Durrësit, pas divorcit me bashkëshorten 12 vite më parë. Ditën që Shpëtim Dervishi la spitalin kishte të veshur një triko ngjyrë gri, një palë xhinsa dhe një shall në ngjyrë kafe. Vëllai i tij Agroni, nga studio e emisionit bën apel për ndihmë.  

Ditën që vëllai do të largohej, ata të spitalit na thanë se nuk ishte e nevojshme që të rrinin aty. Ai përfitoi që nuk kishte njeri në dhomë dhe iku. Me mua foli në telefon rreth orës 8:35 për 5 minuta dhe nuk ishte i vetëdijshëm. I thashë t’ia jepte dikujt telefonin, që të më tregonin ku ndodhej, por telefoni u fik. Njoftova policinë menjëherë dhe kërkuam informacion edhe nga bluzat e bardha, por s’më dhanë asnjë. Deri në orën 03:00 të mëngjesit, ai ka qenë në spital. Kur ka folur në telefon me mua unë e dëgjoja që kërkonte ndihmë nga kalimtarët, por ato thonin se nuk është mirë. Kush e shikon vëllain ju lutem të kontaktojë me policinë që të dimë çfarë ka ndodhur me të, uroj të jetë gjallë.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen