E marta ka qenë një ditë shumë e vështirë për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, i cili është zgjuar herët në mëngjes për të udhëtuar drejt vendlindjes si pasojë e gjendjes shëndetsore të nënës së tij. Dolores Aveiro pësoi hemoragji cerebrale herët në mëngjes në shtëpinë e saj në ishullin Madeira në Portugali dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Natyrisht që pavarësisht çdo prekupimi me Juventusin Ronaldo mori avionin privat dhe fluturoi për t’iu gjendur pranë së emës. Më vonë u konfirmua se Dolores kishte marrë një goditje ishemike e cila dëmton qelizat e trurit si rezultat i mungesës së oksigjenit.
Në orët e pasdites të së martës reagoi edhe Cristiano Ronaldo, që në rrjetet sociale shkruajti: “Faleminderit të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për nën time. Për momentin kushtet e saj shëndetsore janë të qëndrueshme, ajo po mjekohet në spital. Familja ime dhe unë duam të falenderojmë të gjithë ekipin e mjekëve, që po e ndjekin atë dhe më mirësi kërkojmë që të na lejohet pak privatësi tani.”
Mamaja e Ronaldos, Dolores Aveiro, është 65 vjeçe.