U sollën në mënyrë të dyshimtë para policisë, arrestohet një italian dhe një shqiptar në Itali! Zbulohet droga që kapte vlerën e 65 mijë eurove

U sollën në mënyrë të dyshimtë para policisë, arrestohet një italian dhe një shqiptar në Itali! Zbulohet droga që kapte vlerën e 65 mijë eurove

Droga dhe paratë e sekuestruara nga operacioni

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në Arezzo të Italisë pasi janë kapur me 2.5 kg kanabis. Ata janë kapur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia dhe lënda narkotike që u është sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 65 mijë eurove sipas mediave italiane.

Dy 40 vjeçarët e arrestuar ranë në dyshimin e policisë pasi nuk arritën të jepnin përgjigjie bindëse ndaj pyetjes se për ku ishin drejtuar. Në përmpjekje për të zhdukur provat, ata tentuan të hidhnin nga makina një qese plastike me kanabis.

Në përfundim të arrestimit të tyre, policia sekuestroi makinën me të cilën lëviznin, mijëra euro dhe lëndën narkotike që ata e shpërndanin në zonën ku u vunë në pranga.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e policit, ministri Balla kërkesë: Policia të kapë autorin e vrasjes 1 orë e më përpara! Rrumbullaku: Gjithçka që autori të dal para drejtësisë

Vrasja e policit, ministri Balla kërkesë: Policia të kapë autorin e vrasjes 1 orë e më përpara! Rrumbullaku: Gjithçka që autori të dal para drejtësisë