U sulmua nga mediat e mbështetësit e Berishës, reagon Roland Bejko: Në cilën bordero i paguan Foltorja gjithë këta njerëz?!

U sulmua nga mediat e mbështetësit e Berishës, reagon Roland Bejko: Në cilën bordero i paguan Foltorja gjithë këta njerëz?!

Roland Bejko, kandidat i PD-së për bashkinë e Tiranës

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me akuzat e grupimit të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, për veprimtaritë e tij publike si opinionist në televizionet në vend, deri në ditën që iu besua kandidimi për Tiranën. Sipas Bejkos, qëndrimet e tij në çdo intervistë, analizë apo debat kanë qenë qartësisht kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj.

Bejko nënvizon se është kandidat në bashkinë e qytetit ku jeton, pasi sipas tij nuk është shpallur "non grata" si i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.

Bejko i kujton Berishës se krimi i vetem i tij është qe del në TV, dhe duke u përdorur i njëjti kriter, kushedi se çfarë duhet të bëhet me koleget e tij që dalin tek televizioni i Berishës, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni. Në fund të shkrimit të tij Bejko ngre dy pyetje për Foltoren dhe financimet që bën për njerëzit që e mbështesin.

‘Reagim publik! Shikoj se familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën. Kjo më jep kënaqësinë për vendimin e drejt që kam marrë për të kandiduar në emër të Partisë Demokratike që Berisha po kërkon ta zhdukë në skutat e Ilir Metës.

Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla.

Përfytyro kolegët e mi të nderuar të majtë a të djathtë në bindje e qëndrime, që dalin tek televizioni i familjes Berisha, se çfarë mund të akuzohen, duke u përdorur i njëjti kriter, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni.

Post Scriptum:

Në të gjitha daljet e mia publike prej gati dy vjetësh, në çdo televizion: Top News, ABC News, Report Tv, Fax News, Euro news, MCN, A2CNN, etj, në çdo intervistë, analizë a debat, qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë qartësisht të qarta kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj, pasi në bindjen time, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht ditën që historia do ti flakë në koshin e vet këta oligarkë të politikës dhe ekonomisë shqiptare që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë paratë e tenderave publikë, inceneratorëve, lejeve të ndërtimit, pronave publike, etj, sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t'i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo në Tiranë e bregdet.

Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur "non grata" i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.

Unë jetoj me punën time. Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.

*Ditën e sotme televizioni i familjes Berisha, publikoi një lajm ku akuzonte Roland Bejkon se rezulton se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion e AbcNews, sa herë aty trajtohen tema për luftën brenda PD-së. Sipas televizionit të familjes së Berishës, në të gjithë këto dalje, Roland Bejko nuk ka qoftë edhe një rast të ketë sulmuar as qeverinë e Edi Ramës e aq më tepër Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 29/03/2023 02:03

    Leket i siguron agjentur serbo-ruse ne Tirane, sepse Siguria Kombetare ne Shqiperi ka falimentuar qysh ne vititn 1990.

    Përgjigju
  • Toto: 29/03/2023 01:48

    Bobobo ku mbeti kjo pune. Zot na ruj nga me i fundit i mediokerrve servile te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror