Blinken në Tiranë/ Rithemelimi ‘zbeh’ kaosin në Kuvend! Mes zhurmës kalon ligji për bastet, s'mbahet interpelanca e PD! Basha: Çojmë Ramën në SPAK

Vizita e Sekretarit Amerikan të shtetit Antony Blinken solli një seancë plenare më të qetë seç kemi parë muajt e fundit. Deputetët e Rithemelimit respektuan momentin historik, dhe u kursyen në aksionin e tyre të kaosit në Kuvend.

7 deputetët e përjashtuar me në krye Gazment Bardhin nuk tentuan përplasje me gardën, por e ndoqën nga selia aksionin e kolegëve të tyre. Këta të fundit, pasi morën direktivat e Bardhit, përdorën vetëm zhurmueset e pankartat për të mos lejuar diskutimet në seancë.

Këtë herë të vetmen replikë, e patën me deputetët e Lulzim Bashës që kishin kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për akuzat e Arben Ahmetajt, duke mos i lejuar të flasin. Në mungesë të Ramës, për shkak të axhendës në Bruksel e vizitës së Blinken, interpelanca iu delegua ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, por PD nuk pranoi.

"Kryeministri ka takime më të rëndësishme. Ndodhet në Bruksel e vjen në mesditë për takimin e sekretarit Blinklen" tha Nikolla.

Nga jashtë, Lulzim Basha e quajti përpjekje të Ramës për t’ju shmangur përgjigjeve, ndërsa paralajmëroi tjetër padi në SPAK për inceneratorët.

'PD po përgatit dhe javën e ardhshme do të dorëzojë në SPAK padi penale bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë, përfshirë pohimet e ish-zv.kryeministrit që përfituesi i vërtetë i aferës së inceneratorëve është Rama, si edhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aferë, të denoncuara nga ish-zv.kryeministri, që është individi Blerim Hoxha, i cili supozohet është një nga prestanomet që ka kanalizuar miliona euro të shqiptarëve, të vjedhura përmes inceneratorëve, në xhepat dhe në fushatat elektorale të PS, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.'- tha Basha.

Seanca që zgjati vetëm 16 minuta u mbyll me votimin nga PS të disa projektligjeve, mes të cilave edhe rikthimi i basteve sportive online që u miratua me 72 vota pro dhe abstenimin e Erion Braçes e Fatmir Xhafajt.

Të përjashtuar 
Flamur Noka
Gazment Bardhi
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Petrit Doda
Edi Paloka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
PS miraton ligjin për bastet online, Partia e Lirisë: Biznes personal i Ramës, do e përdorë për të blerë zgjedhjet

Partia e Lirisë ka reaguar pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e PS ligjin për rikthimin e basteve sportive online. Në një reagim në Facebook, Endrit Barimllari i PL hedh akuza se Rama i ka kthyer me qëllim që ta përdorë për të blerë zgjedhjet.

"Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament. Kur Edi Rama mori vendimin për ti ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës. Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet. Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij", shkruan Braimllari. 

 

Ora 10:21
Basha: PD padi në SPAK mbi akuzat e Ahmetajt për Ramën se ai është përfitues i aferës së inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi la sallën e Kuvendit, sepse nuk u zhvillua interpelanca me kryeministrin Edi Rama për aferën e incneratorëve, tha se kreu i qeverisë ka përdorur vizitën e Blinken që t’i fshihet kushtetutës. Basha tha se javën e ardhshme do të bëjnë padi në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe Blerim Hoxhën, ku do të përfshijnë edhe akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës.

'Është e qartë që Edi Rama ka përdorur vizitën e sekretarit Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, që nga ana tjetër tregon se çfarë teatri i shpifur luhet këtu dhe sa i leverdis Ramës që të mos ketë Parlament, të mos ketë përgjegjësinë që të përgjigjet para shqiptarëve, detyrimin të përgjigjet para opozitës, para PD. Dhe nga ana tjetër po kështu shpreh keqardhjen që ky skenar, që është totalisht në favor të Edi Ramës, sot ekzekutohet nga të tjerë deputetë të opozitës duke i hequr mundësinë opozitë ta gozhdojë Ramën para opinionit publik.

Megjithatë Siç e kam thënë, siç e kam komunikuar edhe me qytetarët gjatë konferencave tona për shtyp, PD nuk do të dorëzohet para këtij realiteti, para këtij teatri, të qartë që luajnë me njëri-tjetrin. Ndonëse i ikën interpelancës, përgjegjësisë nuk do t’i ikin dot. PD po përgatit dhe javën e ardhshme do të dorëzojë në SPAK padi penale bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë, përfshirë pohimet e ish-zv.kryeministrit që përfituesi i vërtetë i aferës së inceneratorëve është Rama, si edhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aferë, të denoncuara nga ish-zv.kryeministri, që është individi Blerim Hoxha, i cili supozohet është një nga prestanomet që ka kanalizuar miliona euro të shqiptarëve, të vjedhura përmes inceneratorëve, në xhepat dhe në fushatat elektorale të PS, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.'- tha Basha.

Ora 10:20
Interpelanca me Ramën përplas deputetët demokratë, Elda Hoti i fik mikrofonin kolegut të saj të PD

Teksa deputeti i PD, Arbi Agalliu po fliste në Kuvend për interpelancën e kërkuar me Ramën sa i takon akuzave të Ahmetajt, një incident ndodhi mes dy kolegëve demokratë.

Deputetja e rreshtuar në anë të Rithemelimit, Elda Hoti, i fik mikrofonin kolegut të saj, duke mos e lejuar që të mbajë fjalën.

Ata nuk e lejuan as që të mbajë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, edhe pse pati një tentativë ‘negocimi’ me deputeten e Rithemelimit, Albana Vokshi për t’i lejuar Foltoren, kjo dështoi.

Ora 10:14
Anulohet interpelanca për Ahmetajn, PD: Rama s’mund të fshihet! Nikolla: Është në Bruksel, ia ka deleguar Spiropalit

 

Kuvend ishte parashikuar mbajtja e një interpelancë e kërkuar nga PD me Ramën për akuzat e Ahmetajt. Rama nuk ishte në Kuvend për shkak të axhendës, ndërsa sot pret edhe Antony Blinken dhe interpelancën ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali.

PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.

Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.

Lindita Nikolla: Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull.

Nikolla pas mbylljes së senacës: Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken. 

Ora 10:06
Nis Kuvendi, Rithemelimi vijon skenarin e bllokimit! Zhurmues e pankarta në sallë

 

Kuvendi ka nisur ndërsa deputetët e Rithemelimit nuk janë tërhequr nga skenari për bllokimin e seancës.

Ata janë paraqitur në sallë me zhurmues dhe pankarta, ndërsa qëndrojnë në këmbë në foltoren e Kuvendit.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2024 03:06

    Interpelancen me Ramen mund t'a riperseritni ne nje dite tjeter,po te beni kerkese zyrtarisht sipas rregullave te Kuvendit,por nuk besoj te behet edhe sikur Rama te paraqitet, gjykuar nga antikat qe ben opozita ne cdo seance kuvendi e mbledhje komisioni,nuk kane per t'a lene as te hape gojen ,jo me te shpjegohet.Ky do te hyje ne histori si nje nga kuvendet me te keqia qe ka njohur Shqiperia qe nga 1912 e ne vazhdim!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 15/02/2024 14:13

    Ta po shkon në spak ti para Ramës, ju jeni djeg at vend, pd ka vdek , i keni pirë gjakun Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Lojtari: 15/02/2024 12:38

    Ku mund te gjejme ligjet dhe detajet e tjera teknike?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/02/2024 12:22

    Ja pra bla-bla jo SPAK-u jo dajaku,jo Blinken ,jo USA e shikoni mor derdimenë çfare shqiponje trime kemi....I ben pritjen me spektakolare Nr 2 te USA...e pret me muratimin e bixhozit ne parlament me 72 vota pro he Blinken ra mban me kryerilindasin....shko shko tako Dumanin me "Kimeten" e salehut....bire more bire cfare çorbe per derrat shqiptar...

    Përgjigju
  • Linda: 15/02/2024 10:36

    Basha dhe grupimi i tij sot ne hapjen e kuvendit duhet te uronte ardhjen e zotit Blinden dhe pastaj te vazhdonte te kerkonte llogari per te tjerat! Punet qe ka kryeministri ne Bruksel dhe ne vend jane pune per vendin dhe popullin dhe zoti Basha e ka per detyre ti respektoj pastaj te bej shantazh per kallzime ne SPAK!Mos harroj te kallzoj dhe veten e tij ne SPAK Basha se i ka dhe ai vet duart e " pista"!

    Përgjigju
  • minushe: 15/02/2024 09:07

    gabim e kane per kete ligj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?