U tha se do fitonte gjyqin në CAS/ Skënderbeu: Qëndroni me këmbë në tokë

U tha se do fitonte gjyqin në CAS/ Skënderbeu: Qëndroni me këmbë në tokë

Ditën e sotme në mediat online u shpërnda një lajm ku thuhej se klubi i Skënderbeut mund të fitonte çështje e ankimuar në CAS. Në lidhje me këtë lajm ka bërë një reagim vetë faqja zyrtare e Skënderbeut ku fton tifozët të  "qëndrojnë me këmbë në tokë" pasi vendimi për akuzat që ka hedhur UEFA nuk është dhënë ende. Ndër të tjera klubi i Skënderbeut njofton se seanca dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe se nuk duhet të dalim në konkluzione paraprake.

Njoftimi i plotë i klubit të Skënderbeut:
Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i. Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu