Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me nga 10 vite burg shtetasin Arben Halla dhe Elton Qapoku. Vendimi është marrë ditën e sotme, pasi prokuroria ka kërkuar 10 vjet heqje lirie për secilin.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dy persona janë arrestuar, pas arrestimit të korrierit të tyre në Portin e Durrësit, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme droge.
Gjatë marrje në pyetje korrieri ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke treguar emrat e vërtetë të pronarëve të drogës të sekuestruar, gjë e cila solli më pas dhe arrestimin e Arben Hallës dhe Elton Qapokut.
Dy personat gjatë gjyqit nuk kanë pranuar akuzën e ngritur nga akuza, por pavarësisht kësaj sot gjykata i ka gjetur fajtorë duke i dënuar me nga 10 vjet secilin, për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com