Avioni model Piper A 32 Saratoga i pilotuar nga Guido Guidi që u detyrua të ulej në mënyrë emergjente në mes të shtatorit të vitit të kaluar në Shqipëri nuk mund të fluturojë më. I mbetur për muaj me radhë në shkurre në Ishëm të Durrësit, avioni është bërë një grumbull hekurash.

Giovanni Monticelli, president i Klubit Ajror në Savona shpjegon se, “një teknik i yni ka qenë në Durrës". "Për fat të keq jo vetëm bishti është i dëmtuar dhe krahu i është thyer, por edhe pjesë të tjera të avionit janë prishur, duke u lënë gjatë gjithë kohës i hapur, pjesët e dëmtuara nuk mund të rikuperoheshin".

Priten fjalë edhe nga kompania e sigurimeve, por më kot. Një humbje e madhe për kompaninë ajrore me filial në aeroportin Clemente Panero të qytetit Villanova d’Albenga i cili i ishte dhuruar kompanisë nga Sergio Borea. “Jam i sigurt që nuk mund të fluturojë më”, thotë presidenti Monticelli. Ai mbeti i pa prekur që kur piloti Guido Guidi kishte përfunduar në një fushë pranë një qytetit në Shqipëri. Po përpiqen me ndihmën e avokatit Andrea Saccone me letra dhe me diplomaci për ta tërhequr avionin nga sekuestrimi, por tani është zbehur edhe ideja për ta rregulluar atë.

Nga Shqipëria Klubi Ajror nuk ka marrë kurrë lajmërim zyrtar, por presidenti i kompanisë thotë se “kam bërë diçka në lidhje me këtë, në bazë të ligjit tonë i kemi denoncuar”. Samiti i Klubit Ajror ka vendosur të përjashtojë nga kompania pilotin pasi nuk kishte shpjeguar se përse kishte dalë jashtë kufijve nacional. Guido Guidi, 69 vjeç, gjithsesi nuk është një pilot fillestarë, posedon dy patenta fluturimi, një italian dhe një amerikan dhe ka pilotuar për 25 mijë orë. Ishte pronar i një kompanie i cili me flotën e tij ka shoqëruar sipërmarrës dhe biznesmenë të fuqishëm, por në shtatorë të 2016 në fluturimin jashtë kufijve italian u rrëzua me avionin model "Piper" në një fushë në periferi të Durrësit, në një zonë që uleshin avionë që transportonin drogë në Itali.

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com