TIRANE - Ish-komandanti i Flotës Detare njëherësh dhe ish-atasheu jonë në NATO Kristaq Gërveni, i cili është marrë i pandehur nga prokuroria ushtarake, do të dalë përpara Gjykatës së Tiranës më 12 nëntor, për shak të vetëgradimit të tij “Admiral”.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Tiranës, ka caktuar datën e gjyqit për ish-atasheun e NATO-s, i cili është kallëzuar në Prokurori nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Këtë gradë ushtaraku i lartë e ka marrë tek rrobaqepësi, duke shtuar me qepje tek uniforma e tij ushtarake disa shenja që përputhem me simbolin zyrtar që ka grada “Admiral”.
Gjyqtar i kësaj çështje është caktuar Sokol Tona, ndërsa tashmë Gërveni do të përballet me akuzën e “Pranimit të favoreve nga ushtaraku”.
Vënia nën akuzë të Gërvenit, ka ndodhur në një kohë kur në prokurorinë e Tiranës njëherësh janë duke u zhvilluar veprimet hetimore ndaj 11 negociatorëve të paktit detar me Greqinë, ku njëri prej tyre ka qënë dhe i pandehuri Kristaq Gërveni, në atë periudhë me detyrë Komandant i Flotës Detare Shqiptare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish-atasheu i NATO-s Gërveni Grade “Admiral” nga rrobaqepësi