SPAK harroi ta arrestojë, GJKKO rikonfirmon ‘arrest me burg’ për juristin e bashkisë të Bulqizës, një prej të akuzuarve për abuzimin me tenderin 322 mln lekë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë "arrest me burg" për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Ai u vetëdorëzua të shtunën në gjykaten e Posaçme rreth dy orë pas nisjes së seancës gjyqësore. Sipas tij, ishte në shtëpi kur dëgjoi nga mediat se ishte i arrestuar dhe mori avokatin për të shkuar në seancë ku mësoi se ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg". 

Ndërkohë, një fakt interesant, është detaji që Leonard Daçi ishte raportuar nga SPAK si i arrestuar lidhur me aferën për të cilën janë arrestuar deri më tani 13 persona, 11 prej tyre janë lënë në arrest me burg ndërsa dy të tjerët në arrest shtëpie. 

shtunën në 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

“Në gjykimin tim më mirë të më thonin 'hap krahun', se sa të bëhen këto gjyqe politike”- u shpreh Alla.

Ndaj Allës dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë u caktua masa e arrestit me burg nën akuzën se kanë favorizuar Aqif Koneshën, njërin prej të afërmve të kryebashkiakut të cilit i janë besuar punimet për ujësjellësin e ri.

SPAK ka zhvilluar përgjime gjatë kësaj periudhe dhe ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Report Tv mëson se së bashku kanë udhëtuar jashtë vendit me makinë. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, që është mes të arrestuarve për abuzim, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por kanë arritur ta bindin që të kthehej.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Enkeleda Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Të arrestuarit dhe akuzat 

Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Leonard Daci, Sekretar i Përgjithshëm (i arrestuar, ende pa masë sigurie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Kastriot Ibrahimaj, administrator i 'BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla

Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.  Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës.

Ora 12:27
Nga kafet tek udhëtimet jashtë vendit, faktet e lidhjes së kryebashkiakut të Bulqizës me Aqif Koneshën

1678958618_leftere1579713700575647x4501.jpg

Është faktuar lidhja e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla me administratorin e kompanisë fituese të tenderit të ujësjellës, Aqif Konesha, që solli arrestimin e 13 zyrtarëve 13 ditë më parë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Oraneës, rezulton se gjatë hetimit, prokurorët e SPAK-ut kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën si dhe janë provuar edhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Kompania “2AF” e Aqif Koneshës, është skualifikuar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh, rezulton se ka bërë një bashkim kompanish duke e u shpallur fituese për kryerjen e punimeve në ujësjellësin e këtij qyteti.

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK-ut

"Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë "2 AF ALBANIA GROUP". Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë "2 AF ALBANIA GROUP". Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar "2 AF ALBANIA GROUP".

Në datën 03.03.2022, ora 10.20' konstatohen dy punëtorë të firmës "2 AF ALBANIA GRUP", duke punuar në rrugë tek Shëtitorja e Bulqizës. Ora 10.30' konstatohen te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime në lëvizje, një pjesë të ndaluara, automjeti tip Mercedes Benc ngjyra vishnje, me targa AA 316 DI, një automjet "Varisk" ngjyra e verdhë, një automjet tip "Kamionçin" ngjyrë e bardhë, me targa AA 604 DM, dhe automjeti tip "Citroen", ngjyra gri, me targa AA 901 RX, në lëvizje, si dhe disa tuba betoni, dhe shtylla betoni.

Konstatohet shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX Ora 16.20' konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin "Vip Beer". Ora 16.39' konstatohet shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip "Range Rover", ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar "Vip Beer". Ora 16.42' dalin nga bar "Vip Beer", shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip "Range Rover", ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit.

Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sul Kerthiza: 22/03/2023 11:10

    Bini mor trejma bini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen