Oficeri i policisë, Arnaud Beltrame, i cili ofroi veten e tij si peng gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë në Tebes, ka ndërruar jetë. 45 vjeçari u vetofruar si peng për të liruar një civil. Polici ndihmoi që t'i jepej fund pengmarrjes, në të cilën humbën jetën 3 persona, por mbeti i plagosur gjatë një tentative për të neutralizuar autorin e pengmarrjes, 25- vjeçarin Redouane Lakdim, i cili ishte anëtar i organizatës terroriste të ISIS, e që ekzekutua nga policia.
Oficeri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte. Vdekjen e oficerit të policisë e ka njoftuar në Twitter ministri i Brendshëm francez, Gerard Collombo, i cilli ka shtuar se 45 vjeçari vdiqi për vendi e tij dhe Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin, trimërinë dhe sakrificën e tij.
Për ndarjen nga jeta të oficeri Arnaud Beltrame ka reaguar edhe Presidenti Francez, Emmanuel Marcon, i cili ka deklauar se 45- vjeçari ra si hero duke treguar një kurajo të madhe.
Gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë, humbën jetën 3 persona, ndërkohë që u plagosën 16 të tjerë, dy prej tyre rëndë. Pengmarrësi 25 vjeçar, mësohet se kishte kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i cili konsiderohet si truri i sulmit terrorist të 13 nëntorit të 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.
Komente









Heroi polic francez nga emri duket me origjine shqipetare ngushellime FAMILJES VERTET AKT HEROIK QE NUK E BEN CDO POLIC
Përgjigju