U vlerësua me 'Oscar', ‘20 ditë në Mariupol’ shfaqet në Kryeministri! Gazetari i luftës në Ukrainë: Në vend të filmit do doja paqe

“Do të dëshiroja që të mos i kishim këto fotografi, do të dëshiroja që mos e kishim këtë film! Ajo që do të doja është pak paqe ne jetët tona!”

Janë këto fjalët që gazetari i Luftës Evgeniy Maloletka thekson këtë javë në Kryeministri, ndërsa rrëfen në një bisedë me gazetarin Blendi Sala, filmin “20 ditë në Mariupol”. Të njëjtin mesazh deshi të lërë, bashkëpunëtori i tij, regjisori Mstyslav Chernov, ndërsa mbanin në duar kupën e parë çmim “Oscar” për “Dokumentarin më të mirë”, pak ditë më parë.

“Është e rëndësishme që këtë dokumentar ta shohin dhe ta kuptojnë sa më shumë njerëz. Kjo është e rëndësishme për ne që vijmë nga Ukraina, , për ata që mbijetuan, për ata që humbën jetën. Nuk do të harrohen asnjëherë. Dhe këto dëshmi, do të jenë një provë e shtuar e asaj që ndodh atje ditë pas dite”.

Zanafilla e këtij dokumentari nis në vitin 2022, kur Chernov realizon një reportazh të gjatë për agjencinë Associated Press nga Mariupol, një nga qytetet më të goditura nga bombardimet ruse në Ukrainë në fillime të luftës . Për disa javë ata qëndruan në vendin më të rrezikuar në Ukrainë, duke jetuar bashkë me civilë të tjerë të rrethuar dhe duke u bërë objekt i bombardimeve apo sbnajperëve rusë.  Për këtë reportazh në vitin 2023 fitoi çmimin prestigjioz britanik “Pulitzer” , bashkë me Maolteka dhe kolegët Vasilisa Stepanenko dhe Lori Hinnant. E më pas filmi, që dëshmon sulmet ndaj ndërtesave e njerëzve mbërriti në “Oscars”. Si gazetar lufte, rrëfen përjetimet e saj në vendin e tij.

“Lotët e nënave, ndërtesat e shkatërruara, plagosjet, vdekjet duken njësoj kudo. Janë kudo identike Ndonjëherë duket si dezhavu. Dhe tani që unë po e shikoj të ndodhë në  vendin tim është shumë e vështirë. Dhe fatkeqësisht, shikoj se lufta vazhdon akoma dhe akoma”

Lufta vijon ende pohon Malolteka në bisedë me gazetarin Blendi Salën, por sa informacione dihen rreth asaj që ndodh në Mariupol sot.

“Ka shumë pak informacione se çfarë po ndodh tani në Mariupoli, sepse njerëzit janë të frikësuar të thonë diçka për Rusinë. Bëhet fjalë për lirinë e të folurit dhe ne kemi dëgjuar shumë histori të njerëzve të pafajshëm që janë vrarë, apo transferuar me forcë”, shton ai më tej.

Dokumentari dëshmon mbi të gjitha katastrofën humanitare, ku ka edhe pamje të, grave shtatzëna,  fëmijëve viktima të Luftës, por ka edhe një Ukrainë që përpiqet të rezistojë.

“Ajo që ne kuptojmë është se Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë e Ukrainës, të thotë se ka qenë gjithmonë pjesë e saj, por ju e dini kjo nuk është e vërtetë . E megjithatë është kjo çka ata kanë bërë gjatë gjithë ndër shekuj, ku edhe janë përballë me rezistencën ukrainase. Ukraina ka rezistuar gjithmonë, ka luftuar për të mbrojtur identitetin e saj”, u shpreh gazetari.

Filmi “20 ditë në Mariupol” u shfaq në Qendrën për Hapje e Dialog, pas ekspozitës “Ukraina: një krim lufte” që qëndroi e hapur për një muaj.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani