TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 4 automjeteve me vlerë 200 mijë euro, të cilat rezultojnë se janë vjedhur kryesisht në vendet e BE-së dhe më pas janë trafikuar drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për 4 mjete luksoze të tipit “Range Rover”, “BMW”, “Jeep” dhe “Seat Cupra”, të cilat ishin vjedhur në Itali dhe Gjermani dhe një prej tyre edhe në Amerikë.

Për dy prej personave që trafikuan mjetet, Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. 

"Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro.  Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C,  i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMË” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali", njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.