U votuan me 97 vota pro, ndryshimet në Kodin Zgjedhor publikohen sot në fletoren zyrtare

U votuan me 97 vota pro, ndryshimet në Kodin Zgjedhor publikohen sot në fletoren zyrtare

Parlamenti në seancë plenare

Ligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor është botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.

Pa asnjë surprizë, Kuvendi i Shqipërisë e rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 13 kundër ndërsa 1 deputet ka abstenuar, më 29 tetor.

Më herë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta e ka dërguar Kodin e Ri në Komisionin e Venecias me qëllim që "të hedhë në erë zgjedhjet e 25 prillit", kësisoj mazhoranca nuk priti mendimin e Komisionit të Venecias për ta ndryshuar.

Në ndryshimet në Kod mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin