EKSKLUZIVE/ Lojë që përfundoi në tragjedi, Nëna e 20 vjeçarit të vrarë në Itali flet për Report TV: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët, qëlloi veten

Aventura e një lojë të rrezikshme, siç është ‘ruleta ruse’ ka përfunduar në tragjedi për një familje shqiptare me banim në Itali! Nëna e 20-vjeçarit, Enrico Aliaj, në një prononcim ekskluziv për Report Tv, thotë se dy djemtë dhe një shoku i tyre i përbashkët kanë qenë duke luajtur me pistoletë me mulli. Sipas dëshmisë së nënës Shqipe Aliaj, pistoleta ka pasur vetëm një plumb dhe në një moment djali ka qëlluar veten.

‘Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shoku, me pas Enriku. I ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë! U dëgjua krisma, ra djali përtokë! Shoqëri ka pasur, por për armë nuk kemi ditur gjë, në shtëpi nuk e ka pasur, a ke pasur tek puna, apo ja kë dhënë ndonjë shok, nuk e dimë!’- tha ajo për Report Tv.

Atë ditë, rrëfen Shqipe Aliaj, djali ka qenë pushim pasi ishte ditë feste dhe ajo bashkë me bashkëshortin kanë ikur tek kunati duke i lënë djemtë në një lokal aty pranë dhe e njoftuan se do të ktheheshin në shtëpi.

‘Djali punonte në një fabrikë, por atë ditë ka qenë pushim sepse këtu ishte ditë feste! Unë dhe bashkëshorti ikëm tek kunati! I kemi lënë në lokal madje i pyeta, a do vini na thanë jo nuk do vijmë do ikim në shtëpi.’- thotë ajo.

Pas ngjarjes së rëndë, djali tjetër Elhaim Aliaj, u mbajt në polici, por është lënë i lirë pak orë më vonë. Tashmë ata po qëndrojnë tek shtëpia e kunatit, tregon Shqipe Aliaj, pasi banesa është e bllokuar si vendngjarje. Nëna tha se janë në pritje të trupit të 20-vjeçarit sepse i është nënshtruar autopsisë. Policia italiane ka sekuestruar telefonin dhe kompjuterin e viktimës dhe po heton kontaktet e tij për personat që mund t’i kenë dhënë armën.

'Djali tjetër u mbajt në polici, ne kemi qenë aty, por e kanë pyetur veçmas nesh, në ora 3 të natës kemi qenë në polici, na kanë marrë në pyetje ku kemi qenë secili. Djali tani është me ne, ka përfunduar punë me policinë, kemi dalë në 9 të mëngjesit nga policia, ku na pyetën të treve në polici. Më pas jemi larguar po qëndrojmë tek kunati sepse shtëpia është e bllokuar si vendngjarje, derisa të përfundojë eksperti dhe autopsia. Po qëndrojmë tek kunati dhe jemi në pritje të trupit. Na kanë thënë se do ta dorëzojnë pas autopsisë. Kanë marrë telefonin, kompjuterin dhe çdo gjë që po i verifikojnë për të parë me kë ka komunikuar dhe ku mund ta ketë marrë armën, nuk kam asnjë dyshim se ku,  a shoqëria apo çfarë!’- ka thënë ajo për Report Tv.

Nëna Shqipe Aliaj thotë se djali ka përfunduar studimet për elektriçist dhe më pas ka nisur punë, ndërsa familja nga Kruma e Hasit, kishte 12 vite që ishte vendosur në Itali. Enrico ishte angazhuar me ekipet e qytetit në futboll por për shkak të punës, u detyrua të shkëputej nga aktiviteti sportiv.

‘Djali ka përfunduar studimet dhe më pas ka nisur punë! Ka përfunduar studimet për elektricist! Ne kemi 12 vite unë me fëmijët burri ka ardhur më herët, këtu dy vjet para nesh! Djali luante futboll ka qenë i regjistruar, por më pas e la për shkak të punës sepse punën e kishte me turne dhe nuk e ndiqte dot, herë punonte paradite, herë pasdite, herë natën.’- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër i ati i Enriko Aliajt, Shpend Aliaj të parë pas ngjarjes tragjike tha për mediat italiane, se u qëllua aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në provincën e Piacenzas. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.

Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti i zonës është tronditur nga ngjarja ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë. Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:30
I biri iu qëllua me plumb në kokë nga vëllai, flet i ati i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali: Ishte aksidentale, djali po luante

1685946810_enrikoaliaj.JPG

ITALI- I ati i Enriko Aliajt, të riut shqiptar i cili u vra me plumb në kokë në Itali ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçaru humbi jetën ishte tërësisht aksidentale

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj , babai i Enrikos.

I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.

 “Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di sesi ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”.- vijoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!