KORÇË- Familja Safet Hyskollarit, 65-vjeçarit që u vra dje pas një konflikti për çështje pronësie nga bashkëfshtari i tij Fatos Munellari, ka hapur sot dyert e mortit.

Autori i ngjarjes, Fatos Manellari mbetet ende në arrati edhe ditën e sotme, ndërsa trupi i të ndjerit Safet Hyskollari, ndodhet ende në morgun e qytetit të Pogradecit ku pritet të tërhiqet nga familjarët pas ekzaminimit. Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga SHBA.

Sakaq familjarët e autorit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në një prononcim të shkurtër kunata e autorit ka theksuar se e shoqja dhe i biri i tij ndodhen në gjendje shoku. Ndërkohë në banesën e tyre, ditën e sotme kanë qenë dy infermiere.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ku Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht. Mësohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.