Bledar Muça i ekzekutuar një ditë më parë në Belgjikë nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i akuzuar për përfshirjen në shumë ngjarje kriminale, ndërsa i ka shpëtuar dy herë atentatit me mikun e tij Florenc Capja. Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk u arrestua apo vuajti ndonjë dënim.
2011, vrasja e Ilir Rexhepit: Biznesmeni u ekzekutua me dy plumba ndërsa fajtor u shpall Bledar Muç, i cili u arratis në Greqia dhe më pas në Belgjikë.
2016: Bledar Muça u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë.
Atentati shkurt 2016: Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan një atentati, ku mbetën të vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit
Atentatit i qershorit 2016: Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi. Autori Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ai që qëlloi dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja. Ata shpëtuan falë xhamit të blinduar të makinës.
Maj 2020: Bledar Muça aksidentoi gardianin Hekuran Pisha. Pisha po udhëtonte me motorin e tij, kur është përplasur nga makina e Bledar Muçës. 24 orë nga arrestimi, Muça është lënë sërish i lirë.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, mik i ngushtë i Florenc Çapjas! Në 2016 i shpëtoi dy atentateve brenda pak muajve! VIDEO nga skena e krimit
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
58.5%
-
Opozitës
12.4%
-
Konsensual
29.1%
Vota total: 2001
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’ u dekonspirua, burime për Report Tv: Pati rrjedhje informacioni! Kush janë ‘bosët’ e krimit që janë ende në arrati dhe i shpëtuan prangave
21 Maj, 12:29
-
DOSJA 'Plumbi i Artë' / Operacioni i SPAK u dekonspirua? 14 'bosat' shmangin arrestimet, mes tyre Suel Çela, Talo Çela e Ervis Martinaj! Nga vrasjet, te përplasjet me armë, për çfarë akuzohen
19 Maj, 14:46
-
Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan në 2012, dëshmon i penduari i drejtësisë, i kërkon falje nënës së viktimës: Si e njoha Gentian Beqirin në burg dhe porosia për vrasjen e tij
11 Maj, 17:43
-
Prokurori belg: Mafia shqiptare po korrupton zyrtarët tanë! Po blejnë biznese e po pastrojnë para
3 Maj, 22:43
-
Në karrige me rrota, i rrethuar nga efektivë, flet në SPAK polici Budani! I ruante shtëpinë, por iu vranë në praninë e tij babë e bir në Elbasan, dosja e bujshme pret të zbardhet (VIDEO)
28 Prill, 09:29
-
Orë 665 mijë dollarë, Ferrari dhe Lamborghini! Mediat belge shkruajnë për Rramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS: Qindra kilogramë drogë në treg, me vlerë 11 mln euro
22 Prill, 14:05
-
Arrestimi i Nuredin Dumanit, dy prokurorë belg zbarkojnë në prokurorinë e Elbasanit! Dyshohet se 37-vjeçari ka kryer vrasje me porosi në Belgjikë
11 Prill, 16:10
-
Belgjikë, makina shtyp turmën e njerëzve të mbledhur në rrugë për festë, 6 të vdekur, 37 të plagosur
20 Mars, 12:51
-
'Një nga bosët më të mëdhenj të drogës', mediat belge: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali! Është kthyer në strehë kriminelësh
16 Shkurt, 17:24
-
Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë: T'u japim njerëzve dhe kompanive më shumë liri për të rregulluar kohën e tyre
16 Shkurt, 01:39
-
Trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, goditet banda kriminale shqiptare! Në pranga 45 persona në Belgjikë e Spanjë! Krerët e mafias investonin në kriptomonedha
15 Shkurt, 12:14
-
Prokurorët belg në Tiranë për Toyota Yaris, kërkojnë të marrin në pyetje Bashën, Salianji për 'Report Tv': S'kam dijeni, por inkurajojmë drejtësinë të çojë përpara çdo çështje që ka akuza publike
10 Shkurt, 16:28