U vra në burgun e Peqinit, vërtetohet se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia

U vra në burgun e Peqinit, vërtetohet se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia

Arben Lleshi

Prokuroria e Elbasanit ka arritur shkencërisht të provojë se personi i vrarë më 15 dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi.

Teksa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit.

Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor. Burime nga Mjekësia Ligjore konfirmojnë marrjen e konkluzioneve, janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre. Kujtojmë se 3 muaj pas vrasjes këta të fundit ngritën një pretendim të fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg të jetë i tij.

 Në këto kushte, mes procedurave pa mbarim të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Prokuroria e Elbasanit, u vendos të bëhej një test AND-je.

 Për këtë qëllim janë marrë analizat e motrës së viktimës dhe të këtij të fundit, për të dalë në një konkluzion.

Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë