TIRANE - Ngacmimi i këngëtares Elvana Gjatës solli bilancin tragjik mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-bllokut, ku në ambientet e lokalit "Monopol" u ekzekutua Fabiol Gaxha, 26-vjeç, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. 26-vjeçari ishte truprojë i Martinajt, ndërsa disa ditë më parë ishte përfshirë në një incident me këngëtaren Elvana Gjata. I dashuri i kësaj të fundit ndodhej mbrëmjen e kaluar në të njëjtin lokal që frekuentonte edhe Gaxhaj në shoqërinë e Elvis Martinajt dhe Eljon Hatos.
Fabiol Gaxha, 26-vjeçari që u vra në ish-bllok
Fabjol Gaxha është qëlluar me një plumb në kokë nga komandoja Marviol Bilo, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës. Sherri ka nisur në momentin kur Gaxha është futur brenda në lokal, teksa Mata është ngritur nga tavolina dhe e ka qëlluar me grusht. Të dyja tavolinat përfshihen nga sherri, ndërsa nuk kursehen as armët e zjarrit nga të dyja palët.
Injoranca ne maksimum ...uvrane per nji cop kurve ..!
Përgjigjufiks !